Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Zgjoni shtëpinë tuaj me 5 lëvizje pa shpenzuar para
 
Shperndaje
ikub#: 1701090054
Keni dëshirë te rinovoni shtëpinë, te bëni ndryshime, mbase radikale, te blini mobilie te reja por nuk është momenti i duhur për te shpenzuar para për te rinovuar arredimin e shtëpisë?

Keni dëshirë te rinovoni shtëpinë, te bëni ndryshime, mbase radikale, te blini mobilie te reja por nuk është momenti i duhur për te shpenzuar para për te rinovuar arredimin e shtëpisë?

Nëse jeni te bindura për te ndryshuar pamjen shtëpisë tuaj nuk është e nevojshme te shpenzoni shume para por do te mjaftoje ndonjë modifikim i vogël dhe i thjeshte për te rinovuar një dhome dhe te keni rezultate me te vërtet te bukura, duke shpenzuar pak. Ja disa truke low cost për te rinovuar shtëpinë tuaj me kosto zero, ose pothuaj.

1. Shtoni ne shtëpi pak ngjyra

Te luani me ngjyrat është një nder mënyrat e menjëhershme dhe mbase me te thjeshta për te ndryshuar pamjen e një dhome duke i dhënë jete te re. Sigurisht një zgjidhje e pare mund te jete te lyeni muret me një ngjyre te ndezur.

2. Shtoni diçka te re

Edhe një aksesor ne veçanti mund te beje diferencën për ti dhënë një pamje ndryshe ambientit. Provoni te shtoni diçka si për shembull një llambe, një tapet me ngjyre apo një bime dhe provoni te ndryshoni mbulesat e divaneve duke guxuar me ngjyra te ndezura apo me fantazi moderne, efekti është i sigurte.

3. Ndryshoni vendet e mobilieve

Ne vend qe te ndryshoni mobiliet provoni thjeshte te ndryshoni vendin e tyre ne mënyrë ndryshe. Ndryshoni vendin e mobilieve. Nëse dimensionet e dhomave jua lejojnë provoni te ndryshoni vendin e divanit, poltronit apo abazhurët.

4. Vendosni piktura te reja ne mure

Te vendosni piktura ne muret te cilët janë bosh apo te zëvendësoni një grup pikturash te vogla me një te vetme me te madhe mund te beje diferencën. Sigurisht nuk është e nevojshme te shpenzoni shifra te mëdha parash për te blere një pikture te famshme, mund te synoni për fotografi apo panorama urbane dhe natyrale te përmasave te ndryshme.

5. Provoni te largoni ndonjë gjë

Jo gjithmonë për te rinovuar një dhome është e domosdoshme te shtoni diçka, ndonjëherë zgjidhja mund te jete edhe ajo për te hequr diçka, duke krijuar një hapësirë boshe. Zakonisht kjo është këshillë për ato qe kane një ambient te tej mbushur.



ventouris


Postuar: 09 Jan
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: PARA SHPENZIM SHTEPI ZGJIMI

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
FAF
Living

Digicom

Më të lexuarat





Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved