Çfarë këpucësh të kombinoni me një fund lëkure për në dimër   
Është një veshje must have për këtë sezon, por çfarë këpucësh te kombinoni me një fund lëkure ne dimër?
Nga ikub.al 09 Jan
 
0
0

Është një veshje must have për këtë sezon, por çfarë këpucësh te kombinoni me një fund lëkure ne dimër? Po ju sugjerojmë disa ide glamour nga te cilat mund te merrni frymëzim për te zgjedhur modelin e këpucëve te duhur për fundin tuaj te lëkurës. Kështu rruge te lire për këpucë sneakers, pumps apo çizme te gjata.

1. Çizme te gjata dhe fund prej lëkure

Çizmet e gjata janë shume ne tendence për këtë dimër, ashtu sikurse dhe fundi i lëkurës i cili konformihet si një veshje e cila mund te kombinohet me çdo gjë. Nëse fundi juaj i lëkurës është i shkurtër mund ta vishni me një pale çizme te gjata duke preferuar modelet e sheshta për një look me casual apo me taka te larta për ti dhënë veshjes një pamje seksi.

2. Këpucë pumps me fund lëkure

Fundi prej lëkure mund te vishet ne shume mënyra te ndryshme. Për kohen e lire me shik apo dhe për ne zyre. Kombinoni fundin tuaj te lëkurës nëse ai është i ngushte pas trupit dhe e gjatësi te mesme me një pale këpucë pumps me taka te mesme apo te larta sipas dëshirës tuaj dhe do te dukeni perfekte.

3. Sneakers me fund lëkure

Sneakers mund te kombinohen me çdo gjë. Për te bere me casual fundin e lëkurës visheni me një pale sneakers me ngjyre apo ne stilin retro. Komoditeti i këpucëve te gjimnastikës është ideal nëse preferoni ta vishni me një minifund prej lëkure dhe kombinohet edhe me model pencil skirt me gjatësi deri tek gjunjët.

4. Çizmet e shkurtra me fund lëkure

Për te preferuar një pamje glamour rock me një fund prej lëkure sidomos nëse është i shkurtër mund ta vishni me një pale çizme te shkurtra. Një tjetër kombinim shume stiloz është ai me biker boots dhe anfib shume ne tendence për këtë sezon dhe perfekt për tu veshur qofte këmbëzbathur ashtu dhe me geta te trasha.

5. Këpucë te sheshta me fund prej lëkure

Edhe këpucët e sheshta mund te vishen me fund prej lëkure. Nder modelet me te përshtatshme për këtë veshje janë mokasinet klasik apo dhe këpucët Oxford.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Aziatik, apo perëndimor
(Cilit horoskop do t’i besoni më shumë?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Marrëdhëniet mes njerëzve janë si lulet. Duhet te kujdeseni ...
RECETA E DITES

Vezë të mbushura me peshk ton dhe majonezë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit

Shfleto artikuj te tjere per: FUNDI KEPUCE LEKURA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1701090007




Reklame
Raiffeisen


Reklame
dga
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet