5 sms që nuk duhet të dërgoni kurrë pas takimit të parë   
Takimi i parë është gjithmonë i rëndësishëm, por edhe më e rëndësishme është sms-ja e parë që ju dërgoni pas atij takimi.
Nga ikub.al 10 Jan
 
0
0
SMS-ja që dërgohet pas takimit të parë që keni pasur ka një rol vendimtar në vazhdimin e takimeve të tjera apo jo. Duhet treguar kujdes me atë që shkruhet në mënyrë që ajo sms të mos jetë shqetësuese apo të nervozojë personin tjetër. Ja çfarë nuk duhet kurrë të dërgoni me sms pas takimit të parë.
 
1-"Jam duke menduar për ty."
 
Edhe pse ai mund të ketë pushtuar mendjen tuaj, ju nuk duhet t’ia thoni atij menjëherë këtë gjë. Pas takimit të parë shpesh personave u lihet kohë të mendohen nëse dëshirojnë ta vazhdojnë njohjen e tyre ajo jo. Dhe kur ju i thoni atij direkt se po mendoni për të, kjo do e bëjë atë të mendojë se ju jeni një person shumë i ngjitur dhe nuk do e lini rehat.
 
2-"Mezi jam duke pritur takimin e radhës me ty."
 
Epo kjo është një gjë e gabuar, edhe pse takimi i parë ka shkuar shkëlqyeshëm. Kjo do e bëjë mashkullin të mendojë se ju tashmë keni menduar të ardhmen tuaj bashkë me të. Dhe është paksa herët që të dy të planifikoni të ardhmen që pas takimit të parë.
 
3-"Si kam dalë këtu?" apo "të pëlqen kjo foto?"
 
Ai ende nuk ju ka thënë nëse dëshiron të takohet serish me ty dhe ju jeni duke i dërguar foto tuaja personale. Kjo është një gjë e gabuar.
 
4-"I dërgoni ftesë për miqësi në mediat sociale."
 
Në fakt keni vetëm pak orë që njiheni dhe direkt kërkoni të bëheni miq në mediat sociale. Kjo është pak e shpejtë. Më mirë njihuni dhe qëndroni miq në jetën reale dhe më pas mendoni për Facebook-un.
 
5-"I dërgoni sms me shumë emoji të ndryshme."
 
Një sms e thjeshtë ku i tregoni se ju pëlqeu mbrëmja që kaluat me të është më se e mjaftueshme, pa pasur nevojën e përdorimit të 10 emoji-ve apo ikonave të lumtura.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Sex & the city
Chez Moi
Aziatik, apo perëndimor
(Cilit horoskop do t’i besoni më shumë?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Marrëdhëniet mes njerëzve janë si lulet. Duhet te kujdeseni ...
RECETA E DITES

Vezë të mbushura me peshk ton dhe majonezë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit

Shfleto artikuj te tjere per: CIFTI NDALUARA NJOHJA SMS TAKIMI I PARE
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1701100044




Reklame
Raiffeisen


Reklame
dga
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet