Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Dieta post-festave: 3 ditë për të detoksifikuar trupin
 
Shperndaje
ikub#: 1701100128
I pari mes shumë propozimeve për vitin e ri? Të humbasësh disa kilogramë pas ditëve të festave, të bollshme në kalori. Ja një dietë perfekte për ju!

Si t’i eleminojmë kilogramët e marra gjatë festave? Çfarë efekti kanë pasur vaktet e rënda në metabolizmin tonë? Nëse ndiheni fajtorë, lajmi i mirë është që ka disa mënyra për t’i riparuar pak më shpejt “gabimet” e bëra gjatë darkave të festave.

Kur përballemi me vakte të bollshme dhe kur konsumojmë sasi të mëdha ushqimesh me karbohidrate për një kohë të shkurtër, trupi ynë tenton t’i akumulojë sheqernat e tepërta në formën e glikogjenit.

Glikogjeni është një polisakarid, pra një sheqer fondamental për ekuilibrin tonë metabolik, sepse prezanton një rezervë energjetike që shfrytëzohet në mungesë të karbohidrateve.

Akumulohet kryesisht në nivel muskujsh, mëlçie dhe në sasi të vogla, në veshka. Dieta e mëposhtme detoksifikuese  është e shkurtër (3 ditë)  dhe është e pasur në fruta e perime. Është shumë e rëndësishme të pini shumë lëngje gjatë këtyre ditëve, të paktën dy litra ujë në ditë. Kjo gjë favorizon diurezën dhe qetëson sensin e urisë, i cili mund të jetë shumë vigjilent nga dita e dytë e në vazhdim.

Avantazhet e kësaj diete janë disa: Së pari, uria do të jetë e kontrolluar duke qenë se diferenca nga vakti në vakt është e shkurtër, do të humbasim ujë dhe kripëra, duke luftuar ndjenjën e rëndesës si dhe nuk do ta kemi të vështirë të ndjekim një skemë kalorike më strikte.

 

Dita 1

-Mëngjesi:

Kafe elbi

1 fetë bukë thekre integrale

-Paradite:

Lëng portokalli ose kivi

-Dreka

Merluc me sherebelë dhe limon (minimumi 200 gram)

Sallatë me karota, finok dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

-Pasdite:

Jogurt i bardhë me yndyrë

-Darka:

Fileto gjeli deti

Lulelakër në tigan me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe fara lini të bluara (një lugë)

 

Dita 2

-Mëngjesi:

Çaj i zi

Mollë:

-Paradite:

Parmixhan (50 gr)

-Dreka:

Sallatë mikse (jeshile, radiko, spinaq, karota e misër) me Tofu natyral (170 gr) dhe vaj ekstra i virgjër ulliri

-Pasdite:

Lëng i shtrydhur (selinoje, xhinxheri e kastraveci)

-Darka:

Kocë në furrë

Brokoli me vaj ulliri ekstra të virgjër

 

Dita 3

-Mëngjesi:

Qumësht pjesërisht i skremuar ose bimor me xhinxher dhe kanellë

Boronica ( 1 porcion)

-Paradite:

Smoothie me domate dhe selino

-Dreka:

Supë me bishtaja (fasule dhe thjerrëza)

Patëllxhanë të pjekur

-Pasdite:

Kos me yndyrë

-Darka:

Copa pule me krem kungujsh (minimumi 150 gr)

Karçofë në furrë



Ventouris
Albtelecom


Postuar: 10 Jan
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DETOKSIFIKIMI DIETA FESTA KALORITE

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Digitalb


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved