Dimri me kamosh, 5 look në tendencë   
Nga pranvera e shkuar kamoshi ka qene protagonist ne boten e modës duke bere çdo dyqan te kishte te paktën disa veshje ne këtë material.
Nga ikub.al 10 Jan
 
0
0

Nga pranvera e shkuar kamoshi ka qene protagonist ne boten e modës duke bere çdo dyqan te kishte te paktën disa veshje ne këtë material. Kamoshi ka qene një nder protagonistet me trendi edhe këtë vit dhe është do te na shoqëroj. Por cilat janë 5 veshjet kryesore prej kamoshi për te qene ne mode?



1. Pardesyja
Pardesyja prej kamoshi është një veshje must have e sezonit, elegante dhe e sofistikuar. Ne fakt mund te vishet me çdo gjë, ideale për tu veshur sipër jeans te gjera ne stilin e viteve 70'. Për ne dimër preferohen doreza te gjata dhe një kapele me strehe te gjere.



2. Xhaketa
Me theke apo e thjeshte e rëndësishme është te mbani një xhakete te tille. Ngjyra e kamoshit është ne gjendje te kombinohet me çdo lloj ngjyre tjetër. Një xhakete e tille kombinohet bukur me një këmishë te bardhe dhe jeans te grisura tek gjunjët, çizme dhe një varëse e gjate. Nëse preferoni te guxoni me shume mund te synoni për një bluze me fantazi lulesh.



3. Fundi
Fundi prej kamoshi duhet te jete me bel te larte dhe me gjate deri tek gjunjët. Ne fakt dyqanet janë te mbushura me këtë veshje qe preferohet shume si nga moshat e reja ashtu dhe nga femrat ne karriere. Si një veshje dimërore mund te kombinohet bukur me një triko golf apo me një këmishë jeans dhe çorape parisiene mbi gjunjë. Këpucët me te përshtatshme janë ato model Clarks.



4. Çanta
Me theke, model thesi, qe varet ne qafe apo version pochette është perfekte për ta marre kudo dhe për tu dukur bukur ne çdo rast. Versionet hippie ne këtë material janë shume ne mode. Për ne shkolle mund te preferoni një model çante qe mbahet ne shpine.



5. Fustani
Fustani nuk është një fustan i thjeshte për tu mbajtur mbi te gjitha nëse nuk dëshironi te bini shume ne sy. Këtë fustan mund ta kombinoni me një xhakete oversize prej jeans dhe një pale këpucë Camperos ne këmbë.



Një këshillë e vlefshme është te mos i kombinoni te gjitha veshjet ne këtë material se bashku. Kamoshi është trend dhe shik por duhet te mbahet me moderim a e tepruar. Kështu nëse synoni te vishni një xhakete mos e kombinoni me një çante ne këtë material.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Aziatik, apo perëndimor
(Cilit horoskop do t’i besoni më shumë?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Marrëdhëniet mes njerëzve janë si lulet. Duhet te kujdeseni ...
RECETA E DITES

Vezë të mbushura me peshk ton dhe majonezë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit

Shfleto artikuj te tjere per: DIMRI KAMOSHI LOOK TENDENCA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1701100008




Reklame
Raiffeisen


Reklame
dga
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet