Si të visheni për një intervistë punë në dimër   
Intervistat e punës për shumicën e njerëzve janë të sikletshme dhe paksa stresuese.
Nga ikub.al 10 Jan
 
0
0
Të gjithë ndihen nervoz përpara një interviste pune. Përveç përgatitjes profesionale dhe formimit personal, një rol të rëndësishëm në një intervistë pune luan edhe veshja. Me anë të veshjes punëkërkuesi duhet të shpreh seriozitetin, përgjegjshmërinë dhe karakterin e tij. 
 
Ja një kombinim i bukur, profesional dhe plot stil që mund të vishni në një intervistë pune në dimër.
Vishni një këmishë dhe jakë dhe sipër saj një fustan të trikotuar deri tek gjuri ose pak poshtë tij. Nga fustani duhet të duket vetëm jaka e këmishës. Kjo do t'ju japë një pamje serioze, profesionale dhe moderne në të njëjtën kohë. 
 
Sipër vishni xhaketën e zezë klasike dhe një palë çizme të gjata të zeza për të qëndruar ngrohtë nga temperaturat e ulëta. Sipër krahëve sigurisht mund të hidhni pallton.
 
Ndërsa aksesorët preferojini ti mbani të thjeshtë, ku një orë dhe një palë vëthë prej perle janë më se të mjaftueshme. Zgjidhni të mbani një çantë pune klasike, elegante me ngjyra neutrale.
 
Hiqni dorë nga ngjyrat e forta në intervistën e punës. Grija, e zeza, e bardha, bluja, vishja, ngjyra karamele apo bojë qelli janë ngjyrat më të përshtatshme që mund të mbani në veshje dhe aksesorë në një intervistë pune.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Radika Resort
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Sex & the city
Chez Moi
MAX LED WALL Durres
Bukuria
(A do ta shfrytëzonit atë për karrierë?)

FILXHANI SOT

Mos e gjykoni kurrë një situate ne te cilën nuk jeni gjendur...
RECETA E DITES

Salmon me brokoli
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Tronditja që mora nga përgjigjia e tij ishte e dyfishtë…


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1701100017









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Digitalb
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet