5 gabimet që bëni në dekorimin e dhomës së gjumit   
Dhe ja mënyrat si ti zgjidhni ato.
Nga ikub.al 11 Jan
 
0
0
Dhoma e gjumit është vendi juaj i shenjtë ku pushoni, lexoni libra, dhoma ku shprehni ndjenjat dhe pasionin për partnerin etj. Për këtë arsye ajo duhet të jetë perfekte, e dekoruar bukur dhe e ngrohtë.
 
Megjithatë njerëzit kryejnë disa gabime të zakonshme që nuk i kuptojnë, por që në fakt prishin qetësinë tuaj mendore dhe harmoninë  e dhomës.
 
Ja 5 gabimet më të zakonshme dhe si ti shmangni ato.
Gabimi 1: Vendosni shumë jastëkë në krevat.
 
Jastëkët janë të bukur dhe dekorojnë krevatin dhe ambientin në tërësi. Por kur ato e zënë thuajse të gjithë krevatin apo qëndrojnë në tokë atëherë keni më shumë seç duhet. Prandaj largojini disa prej tyre dhe nëse kërkoni më shumë dekorim shtoni një batanije me detaje interesante.
Gabimi 2: Nuk ka asnjë vend ku të uleni në dhomë.
 
Krevati nuk shërben për tu ulur, prandaj vendosni një pupë, një karrige ose një kolltuk në dhomën e gjumit. Kjo varet nga hapësira dhe arredimi që keni.
Gabimi 3: I gjithë mobilimi i dhomës është i kombinuar thuajse në të njëjtën ngjyrë.
 
Kjo do e bëjë dhomën të mërzitshme dhe pa jetë. Prandaj shtoni dhe miksoni materiale dhe stile të ndryshme në dhomë. Gjithashtu zgjidhni të bëni kombinime me ngjyra të ndryshme.
Gabimi 4: Nuk keni ndriçimin e  duhur në dhomë.
 
Vetëm dritat e vogla në tavan apo një abazhur nuk mund të ndriçojë siç duhet dhomën. Prandaj shtoni abazhurë në komedinë apo tavolinë për ndriçim shtesë.
Gabimi 5: Dhoma juaj ka një pamje shumë të ngarkuar.
 
Disa objekte si rafti i librave apo tavolina e punës ndoshta janë të nevojshme në dhomë, por kur nuk keni hapësirën e duhur do e bëjë atë të duket shumë e ngarkuar. Prandaj zgjidhni ti mbani ato në një tjetër ambient dhe mundohuni që dhoma e gjumit të ketë një stil sa më minimalist dhe të thjeshtë.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
Chez Moi
alviero
Nëse do të kishit mundësinë të njihnit të ardhmen
(Do të donit ta mësoni?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Hakmarrja me e mire është t'iu dhuroni një buzëqeshje te mad...
RECETA E DITES

Kunguj të mbushur me mish
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: ARREDIMI DEKORIMI DHOMA E GJUMIT GABIMET KESHILLA
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1701110082




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9