Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
6 trende verore grimi të cilat duhet t’i mësoni tani...
 
Shperndaje
ikub#: 1701110138
Le të fillojë festa pak më herët...

Pse të mos e planifikoni make up-in tuaj veror para nxemjes? Ja disa look nga ditët e javëve të modës, të përshtatshme për jetën e përditshme në muajt e nxehtë që kemi përpara...

Vijëzimet stil ‘party’

Kur moti të jetë më i këndshëm për të qëndruar jashtë, edhe ju do t’ju vijë dëshira të dilni çdo natë. Nga Rag&Bone tek Balmain e Coach kanë prezantuar modelet e tyre të “cool eye girl”, që japin idenë se keni shkuar me make up në shtrat dhe në mëngjes jeni zgjuar me një laps ose penel të sfumuar, duke qëndruar me gjurmët e zeza të grimit deri në festimet e natës në vijim.

“Sy që bien në sy”

Duke qenë se në kushtet e temperaturave të larta, edhe grimi është delikat sepse rrezikon të fshihet, provoni të aplikoni mbi qepallat tuaja ngjyra të forta e të theksuara si propozimet e Rachel Comey, Christian Siriano dhe Sportmax.

“Gojë që ulërin”

Vera nuk është koha për një make up të ngarkuar. Ashtu si gardëroba juaj lehtësohet, e njëjta gjë dueht të ndodhë edhe me grimin. Kështu që në vend të nuancave të lehta mbështetuni tek një fytyrë me ngjyra si nuanca e së kuqes nga Jason Ëu, Versus (koral) dhe Cushine et Ochs (hot pink).

“Një për të gjitha”

Këtë verë mbani në konsideratë minimalizmin. Përdorimi i një produkti të vetëm për disa pjesë të fytyrës do të jetë një nga trendet e sezonit.

Fytyrë me shkëlqim

Këtë sezon të ardhsëm vere nuk do t’ju duhen as produktet mat, as letrat përthithëse të lagështisë. Përqafoni shkëlqimin e fytyrës suaj!

Fytyrë e prekur nga dielli

Ky trend e bën fytyrën të duket pak a shumë sikur nuk keni përdorur krem mbrojtës dhe dielli ju ka kapur në zonën e mollëzave dhe hundës. Të kuptohemi, është efekti i tillë, por nuk do të thotë që ju të hidhni në plehra kremin mbrojtës. Një efekt i tillë arrihet duke aplikuar pak blush pink në këto zona.



Ventouris
Albtelecom


Postuar: 11 Jan
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: APLIKIM GRIM TREND VERA

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Alviero
Chez Moi
Living

Digitalb

Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved