Ventouris
9 këshilla të pagabueshme që historia juaj e dashurisë të zgjasë...   
Receta e përsosur dhe e njëjtë për të gjithë nuk ekziston. Por nëse dëshironi që historia juaj e dashurisë të jetë e pafund, lexoni këto rreshta dhe mbajeni shtrënguar me veten atë!
Nga ikub.al 11 Jan
 
0
0

Respektoni veten. Nëse lini pas dore veten, për çdo lloj motivi, qoftë edhe për të qëndruar pranë tij e për ta dashur më shumë, atij çfarë i mbetet të dojë? Atëherë, mos harroni kurrë se vetja juaj, dinjiteti juaj, qenia juaj me anët e forta dhe të dobëta nuk duhen vendosur në një plan të dytë. Për asnjë motiv. Mësoni të vlerësoni gjithmonë: Ju jeni e rëndësishme! Duajeni veten më shumë dhe do t’ju dojë dhe ai.

 

Në të njëjtën kohë kthejeni atë në një nga prioritetet tuaja: nuk do të thotë se duhet ta mbani githmonë në plan të parë, ose se duhet të lëshoni çdo ditë parulla dashurie në qiell. Mjafton ndodhje mesazh, ndonjë fjalë e ëmbël, një përqafim i papritur  apo një gjest mirësjellje si kafeja në shtrat të dielën në mëngjes. Gjëra të vogla që e bëjnë të ndihet i rëndësishëm çdo ditë.

 

Kini besim tek trupi juaj dhe kultivoni vetëvlerësimin. Mësoni se jeni unike dhe e bukur në të njëjtën kohë, edhe pse mbajtja e lëngjeve në trup ju ka detyruar të rrisni një masë të xhinseve. Potencializoni vetëvlerësimin, mos e merrni shumë seriozisht dhe mos kini frikë të shfaqeni para atij. Megjithaë, kuroni pamjen tuaj. Nëse do të ndiqni këto këshilla do të jeni e parezistueshme në sytë e tij dhe jeta juaj seksuale (dhe në çift) do të jetë në kulmet e saj.

 

Mos përdorni seksin si ndëshkim/shpërblim.Të tipit: “Nuk i ke hedhur plehrat? Atëherë, nuk ta jap. Seksi duhet të jetë një kënaqësi e përbashkët, jo një instrument për të përfituar diçka tjetër.

 

Qëndroni mendjehapur. Në përgjithësi, t’i thuash menjëherë jo diçkaje të re është një sjellje që nuk ju ndihmon të rriteni.

Provoni, pa gjykuar dhe pa u mbërthyer nga kthetrat e frikës.  Mund të zbuloni gjëra të këndshme dhe në të njëjtën kohë të forconi intimitetin tuaj (dhe jo vetëm në shtrat).

 

Kini besim tek ai. Edhe pse jeni mësuar të mendoni se meshkujt, nga natyra rrëshqasin kur shohin një bukuroshe. Mos ofendoni inteligjencën e tij (dhe tuajën):sytë janë për të parë, kështu që të dy vazhdoni ta bëni. Mund ta bëni edhe së bashku dhe të qeshni: ekzorcizoni xhelozinë dhe bashkohuni akoma më shumë në një lojë të gjithën tuajën.

 

Mos u shfryni shumë me miket dhe të afërmit nëse gjërat mes jush nuk shkojnë mirë. Në fund të fundit askush nuk mund t’i kuptojë dinamikat tuaja në çift përveç jush. Kështu që ndoshta mund të xhironi mekanizma të vështirë për t’u ndalur, mëri dhe një mal keqkuptimesh mes jush dhe botës së jashtme, me të cilën do të ishte më mirë të qëndronit në paqe. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të flasësh me askënd nëse ndjen dëshirën për t’u shprehur, por mund të kërkoni me komoditet ndonjë këshillë pa qenë nevoja të tregoni gjithçka.

 

Flirtoni me të. Çdo ditë. Shikimet, provokimet e vogla, lingeriet, mesazhet me kuptim të dyfishtë...Duke luajtur ndizni pasionet dhe mbani gjallë raportin. Përndryshe mërzia do të mbizotërojë dhe rutina do të vrasë dëshirën tuaj për të qëndruar së bashku.

 

Mbështeteni (dhe prisni të njëjtën gjë prej tij), sidomos kur ndërmerr diçka të re; kundër gjithçkaje dhe gjithkujt nëse është e nevojshme, por edhe me disa fraza inkurajuese të tipit: “bravo, je duke bërë një punë të shkëlqyer”. Do të konsolidojë raportet tuaja dhe do t’ju bëjë bashkëpunëtorë. 





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

RECETA E DITES

# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME


Shfleto artikuj te tjere per: JETEGJATESI RAPORT SEKRETE ZGJUARSIA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1701110076