Balayage e kuqe: Gabimet që duhen evituar   
Nëse keni flokë ngjyrë gështenjë ose të errët, përveçse t’i theksoni ata me teknikën e tiger eye, mund të zgjidhni një balayage të kuqe, e cila dhuron sfumatura qershie, bakri dhe druri në flokë.
Nga ikub.al 11 Jan
 
0
0

Kjo metodë konsiston në krijimin e zonave të flokëve të ndriçuara nga kontrasti i ngjyrave, të lehta dhe natyrale krahasuar me ngjyrën e bazës, duke dhuruar një efekt tredimensional në flokë. Në praktikë, praktikohet ngjyra e kuqe e dëshiruar ( në rastin kur baza e flokëve është gështenjë) ose dekolorimi (nëse baza e flokëve është e zezë) në disa seksione, duke u sfumuar drejt majave. Pasi të keni arritur rezultatin e dëshiruar, aplikohet një tonalizues për t’i bërë fundet super të shndritshme. Rezultati është një triumf  refleksesh të kuqe, por janë disa gabime që duhen shmangur për të mos kompromentuar efektet.

 

Balayage i realizuar nga vetë ju

Nëse nuk jeni parukiere dhe nëse nuk jeni të familjarizuara me bojërat dhe pluhurat dekolorues, mos improvizoni një balayage të kuqe në shtëpi. Rreziku është ai i të përfunduarit në një kokë gjithë arna, me sfumatura të shëmtuara të portokallisë. Besojini një parukieri profesional, gjë e cila edhe pse mund t’ju rëndojë portofolin, nuk do të pendoheni e aq më tepër të keni surpriza të pakëndshme.

 

Prerja e flokëve

Nëse keni ndërmend të bëni një prerje flokësh, mendohuni para se t’i nënshroheni një balayage. Simetritë ndryshojnë sipas gjatësive të flokëve dhe reflekset që do t’i duheshin fytyrës suaj në rast të një prerjeje medium, mund të mos ishin të njëjtat që përshtaten me format ovale në rast të një prerjeje të shkurtër ose të shkallëzuar. Pra, në fillim pritini, pastaj shkallëzojini.

 

Balayage dhe shatush, ndryshimi

Mos e ngatërroni shatushin (jo dhe aq i komplikuar për t’u realizuar edhe në shtëpi) me balayage. I pari, i dhuron sfumaturë ngjyrash vetëm gjysmës së flokëve deri tek majat, kurse e dyta,  dhuron reflekse të çelëta  dhe me ngjyra në gjithë gjatësinë. Diferenca qëndron edhe tek “konturimi” i cili kombinohet në mënyrë perfekte me balayage, ndërkohë që nuk bën pjesë në teknikën shatush.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Bukuria
Chez Moi
Nëse do të kishit mundësinë të njihnit të ardhmen
(Do të donit ta mësoni?)
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Ne jete duhet te keni gjithmonë shprese pasi çdo çast është ...
RECETA E DITES

Sallatë me karcof, karkaleca dhe asparagë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: GABIME LYERJE FLOKESH TEKNIK
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1701110117




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9