Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Dhoma e gjumit, ngjyrat për çdo personalitet
 
Shperndaje
ikub#: 1701110062
Nëse arredimi i dhomës se gjumit është ne gjendje ta beje mikpritës ambientin edhe ngjyrat kane nje rol te rëndësishëm.

 

Nëse arredimi i dhomës se gjumit është ne gjendje ta beje mikpritës ambientin edhe ngjyrat kane nje rol te rëndësishëm. Te zgjidhni tonalitetitn e duhur i cili ju lejon te shfrytëzoni sa me mire hapësirat, te keni një ndriçim natyral por mbi te gjitha jo lejon ti jepni dhomës një pamje me intime dhe personale flet për karakterin tuaj.

 

Mund te vendosni te lyeni te gjitha muret apo vetëm një, te krijoni kontraste apo te eksperimentoni me fantazinë fal ngjyrave. Ne zgjedhjen e ngjyrës futen ne loje shume faktorë madje edhe karakteri juaj.

1. Jeshile për ato qe dëshirojnë te jene me pranë natyrës

Kjo ngjyre është konsideruar si një nuance relaksuese e nevojshme për te rritur përqendrimin por edhe për te favorizuar qetësimin e tensionit. Nëse preferoni një dhome gjumi total green me ne fund do te gjeni vetveten.

2. Blu për dashamirëset e rregullit

Ne tabelën e ngjyrave bluja ka shume vlera, ne fakt është konsideruar si një ndikues pozitiv i tensionit emotiv. Kujton qiellin, qetësinë dhe paqen e brendshme. Nëse dëshironi një dhome gjumi ne ngjyrën blu do te thotë se jeni një person qe pëlqeni rregullin dhe vetëkontrollin.

3. Portokalli për entuziastet

Portokallia është një ngjyre qe te kujton menjëherë alegrine dhe dëshirën për te jetuar ne çdo sfumature te saj. Një dhome gjumi ne këtë ngjyre është shume e ngrohte, mikpritëse dhe ideale për tu dhënë energjinë e duhur qe ne zgjim.

Nëse preferoni këtë ngjyre do te thotë se jeni një person argëtues dhe preferoni te qëndroni ne praninë e miqve.

4. E verdhe për ato qe duan perfeksion

Nëse ju pëlqen ngjyra e verdhe dhe mendoni te lyeni dhomën e gjumit ne këtë ngjyre do te thotë se jeni një person qe dëshiron perfeksionin qofte ne jetën private ashtu dhe ne atë profesionale.

5. Gri për personat  high-tech

Grija ne sfumaturat e pafundme te saj është përdorur ne kompozimet minimaliste dhe ne prodhimin e teknologjisë. Zgjidhni këtë ngjyre nëse keni një jete profesionale shume impenjative dhe keni nevoje për një hapësirë qe dëshironi te pushoni për te përballuar ditën tjetër. Është ngjyra e përshtatshme për njerëzit smart, te gatshëm për te zgjidhur çdo telash dhe te vetëdijshëm për rendësin e teknologjisë ne jetën e përditshme.

6. Total black për misteriozet

Mister, tërheqje dhe sensualitet janë këto fjale qe te vijnë ne mendje nëse flisni për te zezën. Për te zgjedhur një dhome gjumi te tille duhet te keni një karakter te forte, te pavarur dhe ne gjendje për te mbajtur kontrollin ne çdo situate. Ne te kundërt nga sa mund te mendoni e zeza është një ngjyre qe transmeton intimitet dhe mbrojtje te privatësisë.



ventouris


Postuar: 11 Jan
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DHOMA E GJUMIT NGJYRA PERSONALITETI

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
FAF
Living

Digicom

Më të lexuarat





Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved