Si të kombinoni një pallto me stampa animalier   
Stampa animaliar apo animalier print ne veshje dhe aksesor janë padyshim një must have i sezonit te ftohte.
Nga ikub.al 11 Jan
 
0
0

Stampa animaliar apo animalier print ne veshje dhe aksesor janë padyshim një must have i sezonit te ftohte. Mbase dikujt mund ti duket disi demode te tjera e mendojnë si një veshje jo për lartësinë e tyre dhe megjithatë një stampe te tille ne gardërobë mund te jete shume shik. I veshur me shije stampa animalier mund te jete shume shik. Por nëse keni një pallto te tille si mund ta vishni dhe te dukeni bukur? Ja disa ide te cilat mund tu ndihmojnë për te bere kombinimet e duhura.



1. Classical Lady
Look-u i pare qe mund te krijoni per te veshur dhe kombinuar një pallto me stampa animalier është ai klasik dhe ne tonalitetet e ngjyrës bezhe, pana dhe te zeze gjithmonë perfekte ne kombinim me stampat animalier. Një fustan ngjyre karamele me çizme dhe aksesor te zeza dhe një çante ne ngjyre te çelur mund te formojnë një veshje me te vërtet te bukur nëse kombinohen me një pallto te tille.



2. Sportive me jeans
Një pallto me stampa animalier mund te vishet edhe me një kombinim casual dhe zbavitës si për shembull me një fund jeans, një triko ngjyre rëre dhe një pale çizme kafe. Disa aksesor prej druri apo kocke do ti japin një pamje etnike veshjes tuaj duke e bere pallton me sportive.



3. Soft Melange
Një përzierje interesante ajo qe mund te bëni me ngjyrat neutro si për shembull bezha, grija perle, ngjyre kremi dhe e zeza duke krijuar kështu një kombinim te bukur midis ngjyrave te ftohta dhe ato te ngrohta për ti veshur me një pallto animalier. Preferoni një pale këpucë dekolte bezhe dhe pantallona te zeza dhe aksesor te vegjël.



4. Pallto animalier me dicka te kuqe
Për një veshje shume elegante mos harroni diçka ne ngjyre te kuqe, mbase çantën dhe natyrisht buzët. Një fustan i zi minimal, një pale këpucë dekolte te hirta janë gjithmonë perfekte për ti veshur me një pallto animalier duke kompletuar look-un me diçka te kuqe.



5. Pink, Please
Një tjetër ide për një veshje te thjeshte, casual dhe me ngjyra është ajo te kombinoni një pale pantallona jeans klasike, aksesor te bardhe dhe zi dhe një triko ngjyre ciklamine apo roze.


6. Sunny Yellow

Për një look street style mund te preferoni një pale pantallona apo jeans ne ngjyre te verdhe okër, një pulovër oversize ne ngjyre te bardhe dhe një pale çizme te shkurtra ne ngjyre kafe apo bezhe. Kush nuk preferon ngjyrën e verdhe mund ta zëvendësoje me një jeshile ushtarake, vishnje apo patëllxhan .





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
ebuy
Big Brother
(Format i konsumuar apo jo?)
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Një dashuri e sinqerte nuk mbaron kurrë, ajo mund te ketë di...
RECETA E DITES

Sallatë me pulë, rrush dhe djathë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: ANIMALIER KOMBINIMI PALLTO STAMPA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1701110008




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9