Ventouris
Ushqimet e mira dhe të këqija për të rënë nga pesha   
Kujdesuni për dietën tuaj ushqimore për të pasur një trup në formë.
Nga ikub.al 11 Jan
 
0
0
Nëse kërkoni të bini disa kilogramë që keni shtuar kohët e fundit, ka një mënyrë efektive dhe të thjeshtë. Nuk keni pse shkoni patjetër me orë të tëra në palestër për të larguar 2-3 kg, por zbuloni magjinë që mund të bëni vetëm përmes ushqimit.
 
Disa ushqime janë të pasura me vlera ushqyese dhe se ndihmojnë në  djegien e yndyrës në trup, ndërsa disa të tjera ndikojnë në rritjen e sheqerit dhe shtimit të peshës.
 
Ja cilat janë ushqimet më të mira për të konsumuar nëse dëshironi të bini në peshë:
 
-Salmoni është e pasur me acide yndyrore omega 3, shumë të nevojshme për trupin, lëkurën dhe flokun. Këto yndyra të mira japin ndjesinë e ngopjes duke ju bërë të mos konsumoni shumë ushqim.
 
-Avokado është e pasur me yndyra omega 3, vitamina dhe minerale. Ky është një ushqim që nxit djegien e yndyrave në trup.
 
-Vezët janë të pasura me proteina, vitaminë A, B12, B2 etj., që nxisin metabolizmin të funksionojë më mirë. Gjithashtu vezët ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë duke nxitur kështu rënien në peshë.
 
-Orizi kaf përmban shumë karbohidrate duke ju dhënë energji për ditën. Orizi kaf nuk përmban yndyra që ju rrisin në peshë. Kjo do të nxisë metabolizmin të punojë më shpejtë dhe të tresë yndyrat e tepërta.
 
-Brokoli është një ushqim i pasur me fibra dhe ka pak kalori.
 
-Mollët nxisin rënien në peshë dhe bëjnë mirë për shëndetin e zemrës.
 
Ushqimet e këqija që ndikojnë në shtimin në peshë:
 
-Sallatat e ndryshme. Edhe pse ato janë një ushqim i shëndetshëm kur vjen puna tek kaloritë ajo ka njësoj si të hani një sufllaqe apo hamburger. Prandaj tregoni kujdes me sasinë e vajit të ullirit dhe uthullës në sallatë në mënyrë që të mos merrni më shumë kalori nga sa duhet.
 
-Ushqimet e përpunuara pa yndyra dhe kalori. Edhe pse këto ushqime thonë që nuk kanë yndyrë në fakt kimikatet që përdoren për largimin e yndyrës janë më të këqija për shëndetin se vetë yndyra. Gjithashtu këto ushqimi rrisin nivelin e  sheqerit në gjak.
 
-Buka dhe gjalpi ose margarina. Buka me fara është e mirë për shëndetin, por buka e bërë me miell të përpunuar dhe maja ndikon në shtimin në peshë dhe nuk ka asnjë vlerë ushqyese. Gjithashtu edhe gjalpi i përpunuara ose margarina është një yndyrë e dëmshme që i shtohet trupit duke rritur kolesterolin e keq.




loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Askush nuk i përket askujt. Njerëzit vijnë ne jetën tone atë...
RECETA E DITES

Ha mirë edhe ne kamping
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: DIETA DOBESIMI KESHILLA USHQIMI
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1701110075






Digitalb


UnionBank