Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Çfarë bën i ftohti në trupin tonë
 
Shperndaje
ikub#: 1701110123
Varet nga mosha dhe nga gjendja shëndetësore.

1.Kur i ftohti mund të durohet pa vdekur?

Varet nga mosha dhe nga gjendja shëndetësore. Temperatura e trupit në gjendje normale është 37 gradë dhe mjafton pak për ta çuar në rënie. Në prani të lagështirës dhe erës, sipas revistës “New scientist”, njeriu mund të kalojë në hipotermi edhe kur termometri mjedisor shkon në 20 gradë Celcius. Një ulje e temperaturës së brendshme të trupit me vetëm dy gradë, është e mjaftueshme për të ndryshuar ritmin e zemrës. Përgjithësisht vdekja e trupit ndodh në 24 gradë, edhe pse ka raste të jashtëzakonshme të njerëzve të cilët kanë mbijetuar me një temperaturë shumë më të ulët.

2.Në ç’mënyrë i ftohti kërcënon shëndetin

Nëse temperatura e trupit bie shumë, ekziston rreziku nga ngrirja. Të ftohtët gjithashtu shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke rritur shanset e një sulmi në zemër. Prandaj aktiviteti fizik intensiv në natyrë nuk është i këshillueshëm. Por mos të nënvlerësojnë edhe rreziqet më të parëndësishme. Me mot të keq, njerëzit kanë tendencë për të shpenzuar më shumë kohë në shtëpi, duke favorizuar përhapjen e viruseve të gripit. Ecja në terren të ngrirë është e rrezikshme sidomos për të moshuarit. Lëkura ka tendencë të thahet dhe mund të jetë dëmtuar.

3.Pse ngrijnë në fillim duart, këmbët dhe hunda?

Temperatura e trupit të njeriut është një rajon i trurit i quajtur hipotalamus. Për të mbrojtur organet vitale si zemrën dhe mushkëritë, qarkullimi i gjakut drejtohet në pjesën qendrore të trupit, duke penalizuar furnizimin e tij, i cili bëhet më i ftohtë dhe i pafuqishëm. Gjaku i drejtohet në mënyrë preferenciale edhe veshkave, kjo mund të shkaktojë edhe ndjesinë e shpeshtë për të urinuar. Dridhja e shkaktuar nga ethet, si akti i rrahjes së dhëmbëve, shërben për të prodhuar ngrohje përmes aktivitetit muskulor.

4.A ka pasoja për trurin?

Sipas një studimi, ndjenja e ftohtë mund të vijë nga vetmia, por në këtë rast këshillohet një dush i ngrohtë që mund të na bëjnë të ndihemi më pak të vetmuar.

Një tjetër hulumtim, tregon se në temperatura të ulëta, njerëzit janë në një gjendje shpirtërore jo të mirë, edhe pse i nxehti krijon më shumë vështirësi se i ftohti për funksionimin e trurit.  Vendimet komplekse që kërkojnë përpjekje të rëndësishme njohëse, janë marrë më mirë në temperatura të ulëta se sa të larta.

5.Çfarë mitesh duhen thyer?

Përpara ekspozimit nga të ftohtët është e këshillueshme të hahet dhe pihet mirë, që trupi i njeriut të mos mbetet pa energji, megjithatë nuk është e vërtetë që ushqimet e dimrit janë të nevojshme më shumë për ngrohje. Oreksi i madh që ne përjetojmë gjatë sezonit të keq, ndoshta, është një trashëgimi e evolucionit, sidomos në kohën kur ka qenë e vështirë të sigurohej ushqim. Madje dikur, yndyrnat e depozituara në trup, thuhej se kanë qenë një avantazh. Pirja e alkoolit nga ana tjetër jep një ndjenjë të rreme ngrohtësie, por rrit rrezikun e një hipotermie, sepse zgjeron enët e gjakut, duke furnizuar lëkurën dhe më pak në organet vitale. Këshilla për të veshur një kapelë në kokë është e vlefshme, edhe nëse pretendimi se 40-50% e nxehtësisë së trupit, humbet nëpër kokë është i thjeshtë.

6.Ekzistojnë njerëz rezistentë ndaj të ftohtit?

Yndyrnat mund të funksionojnë si një shtresë izoluese në mbrojtje nga të ftohtit, por më pak se ajo që ju mendoni. Duke thënë se “Duart e ftohta, zemra e ngrohtë”, është e vërtetë para së gjithash për gratë, sipas një studimi nga “The Lancet”. Përshtatja me të ftohtin e disa njerëzve, mund të jetë për shkak, të paktën pjesërisht, të disa gjene të trashëguara nga ‘hominide arkaike’ si Neandertalët. Sipas revistës “Science”, grupet e njeriut që jetojnë në rajonet e ashpra,  kanë një metabolizëm efikas të qelizave në sajë të disa varianteve të ADN-së Mitochondria, të cilat janë energjia e qelizave.



Ventouris
ventouris


Marre nga shqip
Shfleto artikuj te tjere per: FTOHTE TEMPERATURA TRUPI

loading...


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Living


Më të lexuarat


Butik Alviero


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved