Si të dekoroni kokën e krevatit
 
Shperndaje
ikub#: 1701120063
Krevati duhet te jete estetikisht i këndshëm dhe duhet te ketë një koke e cila e bën edhe me unik.

Krevati duhet te jete estetikisht i këndshëm dhe duhet te ketë një koke e cila e bën edhe me unik. Natyrisht nëse preferoni gjerat te bëra nga ju vet mund te realizoni një koke krevati sipas shijeve tuaj për një stil me origjinal dhe krijues. Koka e krevatit mund te realizohet ne mënyra te ndryshme duke përdorur objekte te ndryshme apo materiale. Ja disa ide te bukura për te marre frymëzim.

1. Koka e krevatit e dekoruar me ngjitës mural

Një koke origjinale krevati mund te realizohet thjesht duke ngjitur poster mural apo letër muri. Kaq do te mjaftonte për ti dhënë krevatit tuaj një pamje tërësisht ndryshe.

2. Koka e krevatit e dekoruar me dru

Një tjetër ide është te krijoni një koke krevati te bere nga ju vet me dru dhe ta dekoroni me shkrime apo element te ndryshëm dekori.

[Mund të pëlqeni: Shitet aktiviteti i nje farmacie ]
Këto element natyral mund te përshtaten me lehtësi ne çdo stil do te mjaftoje ti jepni pak ngjyre për një rezultat me te vërtet unik.

3. Koka e krevati me punim patchwork te leshte

Kush e ka thënë se një patchework i vjetër i leshte nuk mund te behet një koke për krevatin? Përdorni te gjithë fantazinë tuaj për te dekoruar me korniza, piktura dhe pëlhura te punuara me dore.

4. Koka e krevatit e dekoruar me shkrime dhe piktura

Dashamirësit e stilit modern mund te dekorojnë kokën e krevatit me shkrime apo piktura te bëra ne mur te cilat mund te përshtaten bukur ne dhomën e gjumit moderne. Kështu mund te synoni për fraza dashurie, një citim i preferuar apo një mesazh.

Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: DEKOR KOKA KREVAT

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved