Tonet e syve, ja si t'i vendosni në bazë të formës së syve
 
Shperndaje
ikub#: 1701130098
Vendosja e toneve te syve nuk është gjithmonë diçka e thjeshte. Duhen njohur disa teknika ne mënyrë qe shikimi te vihet me ne pah.
Vendosja e toneve te syve nuk është gjithmonë diçka e thjeshte. Duhen njohur disa teknika ne mënyrë qe shikimi te vihet me ne pah. Nga ana tjetër duket te dini se çdo forme syri kërkon një makijazh me vete. Ja disa këshilla te vlefshme.
Makijazhi i syve te rene
 
Nëse keni sy te rene duhet te zgjidhni tone me ngjyre te hapur. Bezha, ngjyra e shampanjës dhe roza e hapur janë idealet. Sytë e rene gjithashtu kërkojnë tone mat. Ju mund te vendosni ngjyre pak me te erret ne skajin e jashtëm te syrit dhe ngjyre me te hapur me ne brendësi.  Nuancat kafe dhe ato te kumbullës janë me natyrale dhe shume me te përshtatshme se te errëtat. Për ta zmadhuar shikimin, kur te vendosni tonet tërhiqeni syrin lart.
Makijazhi i syve te futur brenda
 
Nuk ka mundësi qe te korrigjohen sytë e futur brenda, por me ane te makijazhit mund te bëhen mrekulli ne ndryshimin e pamjes. Vendosni fillimisht një nuance te çelet ne gjithë pjesën e syrit, Sipër vendosni një ngjyre disi me te erret dhe te njëjtën ngjyre vendoseni edhe ne pjesën e poshtme. Ne fund shtoni një ngjyre akoma me te erret ne skajin e jashtëm te syrit dhe shikimi do vihen me ne pah.
Makijazhi i syve ne forme bajame
 
Kjo lloj forme sysh është me e lehte për t'u lyer pasi i shkon gjithçka. Gjithsesi për një pamje me te veçante filloni te vendosni tone te çelëta deri tek pjesa e vetullave. Ne pjesën e harkut te vetullave dhe tek skaji i brendshëm shtoni tonin e bardhe me shkëlqim. Ne skajin e jashtëm vendosni një ton me te erret pak a shume ne forme "V-je".
Makijazhi i syve rrumbullake
 
Sytë me këtë forme mund te sjellin komplekse, por ne fakt janë edhe ata shume te bukur. Për te riekuilibruar shikimin filloni te aplikoni tone ngjyre bezhe ne pjesën e brendshme te syrit dhe ne pjesën tjetër një ngjyre me te erret si për shembull kafen. Makijazhi ne forme ovale është i duhuri ne mënyrë qe pamja te jete me e bukur. Ngjyrat e toneve duhet patjetër t'i përshtatni me ngjyrën e syve.
Makijazhi i syve te afruar me njeri-tjetrin
 
Për te zmadhuar shikimin nëse keni sy afër njeri-tjetrit duhet te krijoni iluzionin e dhënies se hapësirës ndërmjet syve.  Filloni te aplikoni një ton te lehte ne pjesën e brendshme te syrit, për shembull një bezhe ose një roze te hapur. Me këtë ngjyre lyeni edhe pjesën deri tek mesi i syrit dhe me pas tek pjesa tjetër deri tek cepi i jashtëm vendosni një ton me te erret. Ne fund aplikoni një ton te erret edhe tek kufiri i pjesës se lëvizshme te syrit dhe asaj te palëvizshme ( sipër) duke krijuar një forme "V-je" deri tej pjesa e jashtme.



Shfleto artikuj te tjere per: FORMA MAKIAZHI NGJYRA SYTE TON

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved