Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Tronditja që mora nga përgjigjia e tij ishte e dyfishtë…
 
Shperndaje
ikub#: 1701140080
Ju si mendoni?

Përshëndetje. Para disa muajsh filllova punë në një kompani të re. Në zyrë isha bashkë me një koleg dhe dy kolege vajza. Në fillim mendova se ato vajzat do më trajtonin si konkurrente, por më afruan dhe më mësuan shumë gjëra për punën. Më ftonin gjithmonë për kafe në pushim dhe për të dalë pas pune. Ndonjëherë ftonim dhe këtë djalin që kishim në zyrë, por më rrallë pasi ai punonte deri vonë dhe mbante dhe një punë tjetër. Gjithçka ishte shumë mirë deri kur vura re që dy shoqet e punës filluan të më largonin e të mos më trajtonin më si më përpara. Pyesja veten ku kisha gabuar, por s’gjeja dot asnjë përgjigje. Vendosa të pyes njërën prej tyre, atë me të cilën kisha më shumë muhabet, por më dha një përgjigje të thatë “hiç mi” dhe unë nuk e ngacmova më. Por nuk mund të rrija e qetë sepse doja të dija ç’kishte ndodhur. Vendosa të miqësohem me djalin që kemi në zyrë  dhe ta merrja vesh prej tij. Dhe nuk e pata të vështirë. E ftova një ditë për kafe dhe i thashë me shumë sinqeritet se kisha shumë respekt e simpati për vajzat e zyrës, por nuk po e kuptoja se pse më kishin larguar. Iu luta të ma thonte nëse dinte diçka. Por tronditja që mora nga përgjigja e tij ishte e dyfishtë…

 

“Ti e di që B… më ka qejf tha”. Po, i thashë unë sepse me të vërtetë e kisha vënë re që e simpatizonte dhe kolegia tjetër e ngacmonte shpesh për këtë gjë. “Puna është se mua, smë pëlqen ajo”, tha. “Mua më pëlqen dikush tjetër.” Unë e pyeta se ç’lidhje kishte kjo me faktin që më kishin larguar mua. “Je ti vajza që pëlqej”, tha. Mua më ra si bombë kjo gjë. S’dija ç’ti thoja. “Më fal i thashë, s’di ç’të them. S’të kam parrë kurrë me aty sy duke e ditur që B…kishte simpati për ty.” Më pas i kërkova të largoheshim. E kuptova dhe arsyen pse vajzat nuk më flisnin më si më parë. Për dy ditë isha si në gjendje shoku. Ai është një djalë i mirë, punëtor dhe shumë i sjellshëm. Tani që e di që më simpatizon, herë pas here e shoh dhe unë ndryshe. Megjithatë nuk guxoj për më shumë. Nuk dua të ngjall konflikte në zyrë me vajzat, sidomos me atë që e pëlqen. Do të më quajë të pabesë duke qenë se unë isha në dijeni për pëlqimin e saj ndaj tij. Ju si mendoni?



Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KOLEG MARREDHENIE PELQIMI TRONDITJA

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
FAF
facile

Digicom

Më të lexuarat


Cineplexx
Teoren


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved