Mos u mashtroni nga njerëz të tillë   
Mos shkoni në vende të ku bëjnë gjëra të tilla…
Nga ikub.al 22 Jan
 
0
0

Përshëndetje. Jam 40 vjeç. Burrin e kam emigrant në Gjermani. Para disa ditësh më ndodhi diçka e keqe. Në oborrin e shtëpisë më erdhi një grua rome. Ajo tha se shtinte fall. Më tha se unë kisha dikë jashtë dhe prisja lajme. Për shkak të kësaj që tha, unë e besova dhe i thashë të ma lexonte dorën se gjithmonë kam qenë supersticioze, hidhja letra e shihja filxhane. Ajo më tha shumë gjëra dhe midis të tjerash më tha që t’i ecte puna burrit tim në Gjermani, t’i merrja lekët që kisha në shtëpi, t’i fusja në kanatieren e tij, ajo t’i këndonte dhe më pas ta hapja kanatjeren. Ajo vetë më kërkoi 500 lekë të reja.

Mora lekët që kisha në shtëpi, 500 mijë lekë të vjetra, kanatjeren e burrit dhe ja dhashë. Ajo po i fuste në kanatjere dhe mërmëriste ca fjalë që s’ja merrja vesh. Pastaj e lidhi kanatjeren dhe ma dha. Më tha ta hapja para se të perëndonte dielli. I dhashë 5 mijëshen që më kërkoi dhe u largua. Para se të perëndonte, shkova të hapja kanatjeren e tim shoqi por u tmerrova. Brenda nuk kishte asnjë lek. Mbeta e traumatizuar. Unë e pashë që po i fuste brenda saj po nuk e di se si kishte arritur të ma hidhte. E kuptova që më kishte mashtruar dhe shkova menjëherë në komisariat. Atje më thanë se ishte pak e vështirë që të gjendej sepse kishin kaluar më shumë se tre orë dhe ajo mund të ishte larguar drejt ndonjë qyteti tjetër. E kuptova që mund të mos i merrja më kurrë mbrapsht lekët e mia por megjithatë kisha shpresë. Tani ka kalur një javë dhe e kam kuptuar që i kam humbur. Ndihem shumë fajtore sepse im shoq punon si kafshë për të na dërguar lekë mua dhe fëmijëve. Vetëm qaj dhe nuk kam guxim t’ja them atij as fëmijëve. Ja thashë vetëm motrës time. Ajo më dha disa para sa  për të shtyrë javën sepse unë i dhashë asaj fallxhoreje gjithë lekët që kisha në shtëpi. Tani nuk e di si do t’ja bëj sepse më duhen para dhe s’di si t’i kërkoj tim shoqi.

 

Jam shumë e dëshpëruar. Hodha gjithë paratë që kisha në plehra. Mos u mashtroni nga gra të tilla që thonë se ju gjejnë të ardhmen, mos i pranoni në shtëpi. As mos shkoni në vende të ku bëjnë gjëra të tilla, sepse do të hyni në mëkat me veten tuaj. Askush nuk mund të thotë se si do të jetë e ardhmja juaj dhe se ç’ju pret nesër, atë e di vetëm Zoti. 





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
ebuy
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Trashëgimia me e madhe qe prindërit mund t'iu lënë fëmijëve ...
RECETA E DITES

Shishqebap me karkaleca dhe brokoli
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: MASHTRIM NJEREZ PARA PENDESA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1701220038




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9