Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
6 fakte të panjohura që nuk dini rreth bebeve
 
Shperndaje
ikub#: 1701300106
Sa herë shohim një foshnje të porsalindur ose një fëmijë të vogël mendojmë se kjo qenie e vogël është krejt e brishtë dhe e paaftë.
Sa herë shohim një foshnje të porsalindur ose një fëmijë të vogël mendojmë se kjo qenie e vogël është krejt e brishtë dhe e paaftë. Por bota e bebeve është më komplekse nga se mund ta merrni me mend. Njihuni me 10 faktet më interesante rreth botës së bebeve.
 
• Shumica e të porsalindurve i humbin plotësisht flokët me të cilët lindin brenda tre ose katër muajve të parë të jetës.
 
• Në 3 muajt e parë të jetës, një fëmije të porsalindur i duhet pesë deri në dhjetë minuta që të mësohet me diçka të re. Pas tre muaj atij i nevojiten 30 sekonda deri në dy minuta, ndërsa në 6 muaj, një fëmijë përshtatet në më pak se 30 sekonda.
 
• Organi i vetëm që është zhvilluar plotësisht para lindjes së një fëmije është brendësia e veshit. Deri në mesin e shtatzënisë ka arritur madhësinë e një të rrituri
 
• Foshnjat lindin me 300 kocka në trupin e tyre, por përfundojnë me 206 deri sa arrijnë moshën e rritur. Ndërkohë që fëmija rritet, kockat e vogla bashkohen me njëra-tjetrën për të formuar ato më të mëdhatë. Sytë e foshnjave nuk prodhojnë lot derisa fëmija arrin moshën 3 deri në 6 javë.
 
• Buzëqeshja e parë e vërtetë për një fëmijë, ndodh midis javës së katërt dhe asaj të gjashtë pas lindjes.
 
• Disa shkencëtarë sugjerojnë se tundja e kokës si shenjë për të thënë “jo” vjen nga fakti se foshnjat kthejnë kokën e tyre, kur ata nuk duan të hanë.
loading...




Marre nga living.al
Shfleto artikuj te tjere per: BEBE FAKTET

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved