Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pizza me salsiçe dhe brokoli
 
Shperndaje
ikub#: 1701310020
Kuzhina e huaj

Përbërësit
 
- 500 gr miell
- 25 gr maja birre
- 1 dl qumësht
- 1 luge sheqer
- 500 gr brokoli
- 2-3 thelbi hurdha
- 500 gr salsiçe
- 1/2 dl vere e bardhe
- 2 mozzarella
- vaj ulliri
- spec djegës
- kripe
 
Përgatitja
 
Shkrini majanë e birrës ne qumësht te vaket me pas shtoni 50 gr miell dhe sheqer përziejini mire dhe mbuloni brumin me një pecet dhe lëreni për gjysme ore.
[I ngjashëm: Tavë me perime ]
Ndërkohë hidhni miellin qe ju ka mbetur, 1.5 dl ujë te vaket, 2-3 luge vaj dhe kripe. Punojini te gjithë përbërësit mire dhe lëreni ne qetësi brumin për 2 ore. Me pas pritni salsiçe për së gjati, largoni lëkurën dhe vërini ne një ene për 2-3 minuta te skuqen me pak vaj. Shuani me verë dhe lërini salsiçet derisa vera te avulloje, vendosini salsiçe ne një ene dhe mbajini veç. Vini për te zier për 1 minute brokolit ne ujë me kripe, me pas kullojini dhe ftohini. Ene ku gatuat salsiçet vëreni përsëri ne zjarre dhe shtoni hurdhat e shtypura dhe brokolit dhe gatuajini për 1-2 minuta. Rregulloni me kripe dhe aromatizoni me spec djegës. Ndani brumin ne gjysme, hapni me dore ne një tave te lyer me pare me vaj dhe lëreni ne qetësi për 30 minuta. Shpërndani ne pizza-n përgatitjen me salsiçe me pas shtoni mozzarella-n te prere ne feta dhe futeni ne furre me 230'C për 20-25 minuta. Shërbejeni pizza-n te ngrohte .
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI PIZZA RECETA SALCICE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved