Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Të bëni shtëpinë më të bukur me 10 lëvizje
 
Shperndaje
ikub#: 1701310054
Mund te ndodh te mos ndjeheni plotësisht te kënaqur ne brendësi te shtëpisë tuaj.
Mund te ndodh te mos ndjeheni plotësisht te kënaqur ne brendësi te shtëpisë tuaj. Zgjedhja e mobilieve, ngjyrave, detajeve tekstileve, aksesoreve, abazhurëve nuk korrespondojnë ne mënyrë koherente me nevojat tuaja apo thjeshte tashme janë bere shume te vjetra dhe nevojiten disa modifikime.
 
Ne këtë rast, hapi i pare është te vendosni se cilat janë pikat e forta dhe te dobëta ne çdo dhome duke marre ne konsiderate hapësirën qe keni ne dispozicion dhe ndriçimin.
 
1. Te bëni një kontroll periodik
Është mire te largoni nga shtëpia çdo gjë qe nuk përdorni me. Lehtësoni vendin e gardërobës, largoni nga banja dhe kuzhina aksesoret dhe produktet qe nuk ju nevojiten.
 
2. Ideoni lojëra refleksesh
Poziciononi pasqyrat ne vendet strategjike kështu dhomat do te kenë me shume ndriçim dhe do te duken me te mëdha.
 
3. Jepini jete koleksioneve te ndryshme
Zgjidhni vepra arti për te ekspozuar ne mure, mos harroni te respektoni largësinë midis pikturave sepse ne këtë mënyrë rezultati do te jete i mrekullueshëm.
 
4. Te vishni një mur me letër
Keni menduar ndonjëherë për mundësinë e veshjes se dhomave me letër ne vend qe ti lyeni? Efekti mund te jete i mrekullueshëm sigurisht duke zgjedhur dizajnin e duhur.
 
5. Rinovoni kuzhinën
E bashkuar me zonën living apo e mbledhur ne nje dhome ne vete, kuzhina është një nder vendet me te frekuentuar. Kështu ndryshoni ndriçimin ne planin e punës, modifikoni raftet apo blini ndonjë element te këndshëm i cili ju shkon me ambientin.
 
6. Pamje e re ne tavolinën e përditshme
Me te njëjtin mendim mund te ndërhyni edhe ne sallën e ngrënies për shembull duke ndryshuar me shpesh servisin e pjatave apo mbulesat e tavolinës.
 
7. Mos harroni natyrën
Bukuria e luleve, bimëve, gjetheve te dimensioneve te ndryshme nuk duhet nënvlerësuar. Madje edhe një vazo vintage mund te jete e mjaftueshme për ti dhënë një pamje ndryshe zonës living.
 
8. Te ndryshoni mbulesat e shtëpisë
Perde, mbulesa, këllëf jastëkësh, peshqirët e banjës kane një rol te rëndësishëm ne ndryshimin e imazhit ne shtëpi.
 
9. Ndërhyni me ngjyrat
Modifikimi i ngjyrave është një nder gjerat me te thjeshta për te bere duke e ndryshuar pamjen e shtëpisë menjëherë. Por bëni kujdes te mos e teproni.
 
10. Rimodeloni hapësirat
Përmes spostimeve, elementeve te rinj dhe te jeni pak me shume krijues mund te ndryshoni ambientin e shtëpisë  duke i dhënë një pamje ndryshe.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA LEVIZJE SHTEPI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved