Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Çfarë është kuzhina makrobiotike dhe pse duhet provuar
 
Shperndaje
ikub#: 1701310139
Benefitet? Ja disa ushqime dhe receta që konsiderohen më të shëndetshmet...

Ndoshta keni dëgjuar të flitet për kuzhinën makrobiotike. Shpesh vjen e lidhur me një stil jetese të shëndetshëm dhe natyral, por pothuajse kurrë nuk flitet në thellësi për të. Çfarë është kuzhina makrobiotike? A funksionon ajo?

 

Doktrina makrobiotike bazohet në një seri rregullash e këshillash të orientuara drejt ndjekjes së një stili të shëndetshëm jetese. Është themeluar nga japonezi George Ohsaëa, krijuesi i saj, i cili në 1957 ja ka prezantuar botës perëndimore këtë teori. Dieta makrobiotike bazohet në mjekësinë kineze dhe në budizmin Zen, në të cilin shëndeti është sinonim i ekuilibrit midis parimeve Yin (feminilitet: ftohtë dhe errësirë) dhe Yang (mashkullor: ngrohtësi dhe dritë), të cilët janë prezente në të gjithë natyrën. Sipas kësaj filozofie, mund të themi që nuk ka sëmundje nëse këto principe janë në ekuilibër dhe ekuilibri arrihet përmes një ushqyerje korrekte, tolerancës dhe qetësisë shpirtërore. Kjo teori krijon një varësi  dhe marrëdhënie absolute mes gjendjes shpirtërore dhe ushqimit.

 

Karakteristikat e dietës makrobiotike:

1)Drithërat integrale përbëjnë 50% të ushqimit total të përgjithshëm: oriz, mel, grurë, tërshërë, elb, kus-kus, thekër, hikërror dhe misër.

 

2)Perimet dhe zarzavatet e gatuara përbëjnë 25% të dozës së përditshme (konsumohen një ose dy tasa supë në ditë dhe zakonisht u shtohen bimë ose alga.

 

3)Bishtajat duhet të konsumohen deri në 15% të vakteve totale.

 

4)Përsa i përket proteinave shtazore, lejohet të konsumosh peshk të bardhë dy herë në javë dhe në raste të rralla lejohet mishi i pulës ose gjelit të detit.

 

5)Vezët: Vetëm të pllenuara dhe lejohet një në 10 ditë.

 

6)Frutat: Ideale janë ato të pjekura ose të thata, ndonjëherë të freskëta, për sa kohë jeni në gjendje të mirë shëndetësore.

 

7)Pijet dhe lëngjet konsumoen vetëm pas vakteve, asnjëherë gjatë tyre. Duhen pirë në gllënjka të vogla. Më i përshtatshëm është çaji “tre vjeç” (ose çaji Bancha ose Kukicha) dhe kafeja që nxirret nga drithërat.

Nëse pini ujë, preferohet të pihet i ngrohtë.

 

8)Ushqimet që nuk i përkasin kësaj lloj ushqyerje dhe që duhen evituar janë: mishi i kuq, yndyrat shtazore, produktet e qumështit, sheqeri, domatet, patëllxhanët e patatet, frutat tropikale dhe lëngjet e frutave, salcat dhe erëzat e forta e të ngrohta, ushqimet e përpunuara, ushqimet e kultivuara ose të rritura me plehra kimike, apo ato me konservantë të shtuar ose ngjyrues.

 

Kuzhina makrobiotike: 2 receta

Po japim dy shembuj për të kuptuar më mirë dhe ndoshta për t’ju dhënë një ide për diçka të thjeshtë, sepse në kuzhinën makrobiotike recetat e thjeshta janë të shumta.

 

1. Spinaq me rrush të thatë, stika pishe e mollë

Përbërësit për dy porcione: 2 tufa spinaq; 3 lugë rrush të thatë pa fara, 1 lugë stika pishe, 2 thelpinj hudhër, ¼ molle në copa, 3 luvë vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë, pak piper i kuq i ëmbël.

 

Përgatitja: pastrojmë spinaqin duke i hequr kërcejtë, e lajmë në ujë të bollshëm dhe e kullojmë, më pas vendosim një tenxhere në zjarr, hedhim pak vaj ulliri dhe kur të nxehet shtojmë hudhrën e prerë në feta dhe e skuqim për pak sekonda. Shtojmë dhe stikat e pishës dhe i përziejmë që të skuqen pak, shtojmë rrushin e thatë dhe gjethet e spinaqit dhe i gatuajmë në zjarr të lartë për pak minuta. Më pas shtojmë copat e mollës, pak kripë, i lëmë për 5 minuta dhe i spërkasim me pak piper të kuq të ëmbël.

 

2. Supë me perime dhe misër

Përbërësit për dy porcione: asparagë, karota, selino, qepë, kungulleshka, rrënjë majdanozi, presh, gjethe dafine, salcë soje, misër.

Përgatitja: Lani, qëroni dhe grini perimet. Vendosini të gjitha në një tenxhere bashkë me një gjethe dafine, mbulojini me ujë, spërkatini pak me salcë soje dhe gatuajini në zjarr të moderuar për 20 mintua. Sapo të jenë gatuar, hiqini nga zjarri dhe shtoni misrin (është e rëndësishme të shtohet në këtë moment sepse nëse shtohet më parë, humbet vetitë e tij me zierjen e ujit. ) Përziejini mirë.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIETA FILOZOFI KUZHINA USHQIM

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved