Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 ushqimet që nuk duhet të konsumoni në darkë për të rënë në peshë
 
Shperndaje
ikub#: 1702010102
Hiqni dorë nga këto ushqime në darkë nëse po planifikoni të bini në peshë.
Për një shëndet të mirë dhe rënien në peshë duhet që të limitoni disa ushqime në darkë. Në të kundër ato të kthehen në yndyra, do të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe do të ngriheni edhe më e uritur në mëngjes.
 
Ja 5 ushqimet që nuk duhet të konsumoni në darkë përpara se të flini.
 
1-Çokollata e zezë.
 
Ajo është një mënyrë e shëndetshme për të zëvendësuar dëshirën për ëmbëlsira, mirëpo nuk është e duhur për tu konsumuar në darkë. Ajo përmban kafeinë, sheqer dhe theobromine që nuk ju lejojnë  të bini në peshë si dhe ndikojnë në rritjen e yndyrave.
 
2-Vaji i kokosit dhe djathi i dhisë.
 
Këto janë ushqime të ngopura me yndyrë, prandaj kur konsumohen në darkë nuk do të lejojnë që të bini në peshë. Përkundrazi do të shtojnë nivelet e yndyrës në trup. Gjithashtu yndyra mund të ndërhyjë edhe në gjumin tuaj duke shkaktuar pagjumësinë.
 
3-Sallatrat pikante.
 
Çfarëdo lloj sallate apo ushqimi të jetë, nëse është pikant bëni mirë të mos e konsumoni në darkë. Kjo do ju japë probleme me stomakun, djegien e urthit dhe një gjumë të keq.
 
4-Vera e kuqe.
 
Keni dëgjuar disa herë mjekët të thonë se një gotë vere e kuqe në darkë ju bën mirë. Mirëpo kjo nuk është e shëndetshme për trurin, pasi aktiviteti i tij rritet, në vend që të ulet për të bërë një gjumë të rehatshëm.
 
5-Biskotat.
 
Sheqeri në to dhe mielli do të bëjnë që niveli i karbohidrateve gjatë natës të rritet. Kjo do çojë në rritje të yndyrave dhe nuk do të mund bini në peshë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DARKE NDALIMI RENIA NE PESHE USHQIMET

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved