Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Këshilla për një dekor shik francez në shtëpinë tuaj
 
Shperndaje
ikub#: 1702020071
Një shtëpi e bukur dhe praktike në stilin francez.
Francezët shquhen për stilin e tyre të thjeshtë por shumë elegant dhe shik jo vetëm në veshje por edhe në dekorimin e shtëpisë. Ja disa këshilla të thjeshta që mund të aplikoni në shtëpinë tuaj për të arritur stilin elegant dhe praktik të francezëve.
1-Tregoni vëmendje tek detajet e vogla.
 
Jastëkët, vazot me lule, pikturat, qirinjtë janë të gjitha objekte të vogla, por që të zgjedhura në ngjyrën e duhur japin një impakt të madh në shtëpi.
2-Mos kini frikë të përdorni ngjyrën e zezë në dekorimin e shtëpisë.
 
Të zezën mund ta përdorni në mure, mobilie, tapete apo vende të tjera. 
3-Mbani një shtëpi me tone neutrale dhe shtojini ngjyrat dhe shkëlqimin e shtëpisë përmes tapeteve dhe rrugicave.
 
Zgjidhni ato me ngjyra e motive të rënda, pasi në këtë mënyrë do të balanconi thjeshtësinë e mureve dhe mobilieve.
4-Miksoni dhe kombinoni stile të ndryshme.
 
Nëse keni objekte historike dhe të vjetra kombinojini bukur me objektet moderne dhe do të krijoni një stil unik.
5-Mos e ktheni shtëpinë në ylber ngjyrash.
 
Por zgjidhni një ose dy ngjyra të forta dhe kombinojeni me ngjyrat e tjera neutrale.
6-Mbështetini kornizat e pikturave apo fotove në mure. 
 
Gjithashtu në mur mund të mbështesni edhe objekte te tjera më të mëdha si pasqyra, vegla muzikore etj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DEKORI KESHILLA SHTEPIA STILI FRANCEZ

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved