Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Supë me presh dhe portokall
 
Shperndaje
ikub#: 1702020057
Pjatë e parë e shijshme dhe e shpejtë për t’u gatuar...

Përbërësit:

-1 kg presh (vetëm pjesa e bardhë)

-3 patate

-1 portokall

-4 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

-3 lugë liker portokalli

-kripë

-piper

 

Përgatitja:

Lani me kujdes preshtë dhe pritini në feta të holla por të rregullta.

[I ngjashëm: Salmon me portokall ]
Qëroni patatet dhe pritini në kubikë. Lani portokallin, thajeni dhe grini lëkurën e saj duke u kujdesur që të mos prekni pjesën e bardhë.

Në një tenxhere skuqni në mënyrë të shpejtë preshtë bashkë me vajin e ullirit, shtoni patatet, përizejini për një minutë dhe mbulojini me ujë të ngrohtë (ose brodo perimesh). Lërini të ziejnë dhe kur patatet të jenë zbutur, frulojeni të gjithë supën në frulator.

Shtoni në fund lëngun e portokallit, lëkurën e grirë dhe likerin, rrisni flakën për një minutë dhe më pas fikeni sobën. Hidhini kripë e piper dhe servireni të ngrohtë. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: PORTOKALL PRESH RECETA E DITES SUPA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved