Ventouris
Një këshillë e vyer për ato që duan të bëjnë karrierë    
“Diçka normale” për brezin e Millennials, për të pasur 4 punë të ndryshme para se të arrijnë moshën 32 vjeç. Faktorët e motivimit që çojnë në ndryshimin e punëve janë nevoja për tu rritur profesionalisht, për të mësuar të reja, për t’iu bashkuar skuadrave të reja dhe jetuar në vende të reja.
Nga ikub.al 03 Shk
 
0
0
Megjithatë ekspertët thonë se për të bërë karrierë nuk duhet të lëvizni nga një vend pune në tjetrin. Sekreti është të jeni në një kompani që i jep mundësi punonjësve të saj të lëvizin brenda segmenteve të biznesit, teksa mbajnë sytë në ndërtimin e karrierës së tyre. 
CNN na sugjeron se çfarë duhet pasur parasysh kur kërkojmë të ndërrojmë punën.
Bëjeni prioritet lëvizjen globale 
Nëse jeni 100% të sigurt se doni të ndryshoni, aplikoni për punë në organizata ndërkombëtare dhe sigurohuni që japin mundësi për të provuar punë të ndryshme, apo kompani që kanë programe rotative. 
Kuptoni vlerat e kompanisë dhe përvetësojini ato
Kur kërkoni punë, përpiquni të kuptoni se cila kompani vlerëson inovacionin dhe sipërmarrjen, dhe tju bëjë të ndiheni krenarë që punoni në këtë kompani. Është më e lehtë për të punuar më gjatë në një kompani ku ju besoni vërtetë.
Bëjeni punën tuaj pjesë të jetës
Është i rëndësishëm balancimi mes punës dhe jetës suaj., por mund të merrni dhe avantazhet që puna ndikon pozitivisht në jetën tuaj personale. Sigurohuni që mjedisi i punës dhe kolegët të ndjehen mirë me ju. 
Dhe një këshillë për punëdhënësit nga Debbie Litow, menaxhere në Mars Chocolate North America: Mos iu kundërvini menjëherë “millenial”-ëve që merrni në punë. Ofrojuni mundësi atyre të rriten dhe të zhvillojnë karrierën brenda kompanisë tuaj. Ata punojnë më fort dhe qëndrojnë më gjatë”.
 




loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Ikub.al
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Sex & the city
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Mos u dashuroni me ata qe zgjedhin fjale te bukura, por me a...
RECETA E DITES

Gatuaj për një, për veten tënde
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: KARRIERA KESHILLA PUNA
Postuar nga: k.s
ikub #:
1702030057






Digitalb


UnionBank