Kur hap gojën për të thënë diçka më ngrin gjaku…   
Kam frikë se do të më kërkojë ndarjen…
Nga ikub.al 04 Shk
 
0
0

Përshëndetje. Kam 9 vjet e martuar. Me burrin tim jam njohur në një festë në disko. Ishim të dy të rinj dhe të pashëm. U prezantuam nga një mik dhe shumë shpejt u afruam natyrshëm me njëri-tjetrin. Patëm një lidhje dashurie të mrekullueshme, të mbushur me udhëtime, kujtime e foto të bukura. Fejesa erdhi shpejt dhe dasma po ashtu. Sapo u martuam, im shoq këmbëngulte të bënim një bebe dhe pse unë doja ta shijoja edhe pak periudhën e nusërisë. Megjithatë, erdhi në jetë shumë shpejt djali. Pas dy vitesh edhe një vajzë. Kemi shijuar me shumë kënaqësi çdo moment nga rritja e tyre, herë në vështirësi ekonomike e herë në mirëqenie.

Sot djali është 7 vjeç e vajza 5. Jemi shumë mirë ekonomikisht, por na mungoj ajo aura e dashurisë që na rrethonte më parë. Im shoq vjen në shtëpi në mbrëmje, gjatë gjithë kohës rri me një gotë para, telefonin në një dorë e  telekomandën nga ana tjetër. Nuk them dot që ka një tjetër…nuk e di, nuk më lë shkas ta mendoj. Por ndihemi shumë të largët. Flasim vetëm për gjëra të përcipta: pazaret, fëmijët, punët dhe nuk bëjmë më biseda të  thella e të shkëmbejmë mendime. Edhe kur nxjerrim fëmijët të djelave, e shijojmë atë kafen në heshtje dhe rrallë e shohim njëri tjetrin në dritë të syrit. Jam munduar herë pas here të ndërmarr iniciativa për të thyer rutinën, por shpesh jemi zënë dhe nuk është realizuar, ose nuk ka rënë dakort, por edhe kur e kemi bërë, ndjej që kemi krijuar kaq shumë distancë nga mungesa e komunikimit sa nuk i kapërcej dot ato mure e ta bëj të qeshë e të çlirohet si dikur. Më duket sikur s’i pëlqen asgjë, bezdiset, është indiferent. Kjo më tërbon. Ndonjëherë më duket sikur e urrej dhe jam gati t’i kërkoj divorcin, por thellë brenda vetes e di që e dua shumë akoma edhe pse e dimë që të dy që jemi në krizë. Sapo hap gojën për të thënë diçka më ngrin gjaku, kam frikë se do  të më kërkojë ndarjen, prandaj kur e shoh të heshtur jam më e qetë. Më duket sikur e kam më të sigurt kur e kam në shtëpi. Por e di që s’do të jetë përgjithmonë kështu…





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
ebuy
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Trashëgimia me e madhe qe prindërit mund t'iu lënë fëmijëve ...
RECETA E DITES

Shishqebap me karkaleca dhe brokoli
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: CIFTI DIVORC RUTINA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1702040047




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9