Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të keni bark të sheshtë me vakumin abdominal
 
Shperndaje
ikub#: 1702040044
Rezultatet do t’i shihni në pak javë…

Teknika e vakumit abdominal, mund të kryhet në shtëpi, gjithmonë me kujdesin maksimal. Në të vërtetë është një ushtrim frymëmarrjeje ku tkurrja forcon edhe muskujt më të thellë.  Duke e bërë si duhet, do të stabilizoni gjithashtu kolonën vertebrale duke reduktuar dhimbjet e shpinës dhe duke përmirësuar posturën.

E njohur nga disa specialistë si manovra për të evidentuar abdominalet, nuk është një përrallë, por bazohet në mekanikën e frymëmarrjes, kolonë edhe për Yoga e Pilates.

Për të aplikuar këtë teknikë jashtë një klase fitnessi, fillohet me më të thjeshtën e manovrave: të qëndrosh në shpinë. Fillojeni që në mëngjes, mundësisht me bark bosh duke u shtrirë në shpinë me këmbët e mbështetura në dyshek.

Më pas merrni frymë  thellë duke u përpjekur të tërhiqni kërthizën drejt kolonës vertebrale. Sa më shumë t’i afroheni objektivit, aq më i madh është intensiteti i tkurrjes, aq më efektiv do të jetë ky ushtrim.

Për të intensifikuar praktikën, bëjeni ushtrimin me shpinën drejt ose në një fitball. Kjo praktikë, dieta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik do të japin rezultate brenda pak javësh. Shihni videon më poshtë.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRYMEMARRJE SHPINA USHTRIME VAKUM

Loading...

Godina e Teatrit Kombëtar


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved