Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pse është kaq e rëndësishme Vitamina D?
 
Shperndaje
ikub#: 1702060072
Një nga ekspertet më të mirë mbi rëndësinë e vitaminave në shëndetin e njeriut, Dr. Joe Prendergast, shpjegon se përse Vitamina D është ajo më e rëndësishmja.
Vitamina D është një Hormon, jo një Vitaminë!
 
Mjekësia tradicionale, së bashku me industrinë farmaceutike punojnë shumë për të krijuar vaksina për cdo patologji për t'i sjellë ato tek njerëzit si "zgjidhje" për të parandaluar sëmundjen. Natyrisht, asnjëherë nuk kemi patur një sëmundje e cila është shkaktuar nga "mungesa e vaksinave", por ka plot të tilla që shkaktohen nga mungesa e Vitaminës D, duke filluar nga kanceri e deri tek depresioni.
 
Do të cuditeni kur të kuptoni se sa e rëndësishme është Vitamina D për shëndetin, sidomos nëse mendoni që ajo është thjesht një ushqyes për kockat. Në fakt, shumë njerëz mendojnë se Vitamina D është me të vërtetë një vitaminë, por në realitet ajo është prej hormoneve më të fuqishme dhe më të rëndësishme të trupit që rregullon shumë gjene dhe funksione të tij. Prodhohet si një pro-hormon në lëkurë, nëpërmjet veprimit të dritës së diellit dhe konvertohet më pas në hormon. Mungesa e saj mund të shkaktojë edhe vdekjen. 
 
Sistemi imunitar ka nevojë për vitaminën D që të funksionojë ashtu sic duhet dhe jo për vaksina . 
 
Vitamina D ndikon tek 3000 deri në 25 000 gjene tonat dhe luan një rol kritik tek reagimi i sistemit imunitar. Mund të emërtohet si një "ushqyes magjik" për të. Ajo i mundëson trupit të prodhojë më shumë se 200 peptide, tepër të nevojshme për të luftuar infeksionet, me funksion antimikrobik.
 
Ja një listë e sëmundjeve të shkaktuara ose të përkeqësuara nga mungesa e Vitaminës D:
 
  • Infeksionet në rrugët e frymemarrjes
  • Anemi
  • Artritet
  • Astma bronkiale
  • Arterioskleroza
  • Dëmtimet cerebrale
  • Lodhjet kronike
  • Dhimbjet kronike
  • Kariet e dhëmbëve
  • Depresionin
  • Diabetin
  • Ekzemat
  • Epilepsinë
  • Dhimbjet kronike të kokës
  • Sëmundjet e zemrës
  • Nivelin e lartë të kolesterolit
  • HIV/AIDS
  • Hipertensionin
  • Infliamacionin
  • Pagjumësinë
  • Mosfunksionimin e sistemit imunitar
  • Leuceminë
  • Dhimbjet e shpinës
  • Miopinë
  • Dhimbjet muskulare
  • Obezitetin dhe Mbipeshën
  • Sëmundjen e Parkinsonit
  • Skizofreninë
  • Tuberkulozin
  • Polmonitin
 
Janë mbi 200 sëmundje të lidhura me Vitaminën D. 
 
Është shumë e rëndësishme që të na drejtoheni për t'ju dhënë këshillat e nevojshme nga mjeku profesionist duke na shkruar në faqen tonë: Intoleranca Ushqimore në ADN, për t'ju spjeguar se si mund të dini nivelin e Vitaminës D që duhet të keni (duke qënë se jo vetëm mungesa por dhe një mbidozë e saj mund t'ju demtojë) dhe për të marrë këshillën e nevojshme se si ta stabilizoni atë. 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: VITAMINA D

Loading...

Godina e Teatrit Kombëtar


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved