Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Tavë greke me kunguj
 
Shperndaje
ikub#: 1702060012
Receta e Dites

Përbërësit

- 3 kunguj te mëdhenj
- 400 gr mish qengji i grire
- 500 gr domate te qëruara
- 1 qepe
- 1 thelbi hurdhe
- 1 luge majdanoz
- 500 gr beshamel
- 60 gr djathë i grire
- spec djegës
- 1 gote vaj
- gjalpë
- kripe, piper

Përgatitja

Qëroni kungujt me pas pritini për se gjati, kriposini dhe lërini ne qetësi për gjysme ore ne mënyrë qe te nxjerrin ujin e tepërt. Me pas qëroni qepen dhe priteni ne feta te holla dhe vëreni për te skuqur ne një ene me 4 luge vaj për 7-8 minuta.

[I ngjashëm: Brokoli në tavë ]
[I ngjashëm: Tavë me perime ]
Shtoni mishin e grire te qengjit dhe lëreni te aromatizohet për 5 minuta duke e përzier shpesh. Me pas shtoni domatet e qëruara dhe bashkojini tek mishi, kriposini, aromatizoni me piper dhe spec djegës dhe lërini ne zjarre për 10 minuta. Shtoni hurdhën e grire bashke me majdanozin dhe lërini dhe për një minute. Skuqni fetat e kungujve ne një ene derisa te marrin një ngjyre te arte. Me pas lyeni me gjalpë një tave dhe bëni një shtrese me kunguj sipër shtoni mishin dhe shpërndani djathin e grire duke përfunduar me një shtrese kungujsh. Ngrohni beshamelin dhe shtoni dhe djathin qe ju ka mbetur hidheni mbi kunguj dhe futeni tavën ne furre me 180'C për 45 minuta duke e mbuluar tavën me letër alumini kur është afër mbarimit te kohës.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI KUNGULL RECETA TAVE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved