Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Stili parisien në dhomën e gjumit
 
Shperndaje
ikub#: 1702070107
Te zgjidhni stilin parisien ne dhomën e gjumit është një ide shume e mire për te pasur një ambient shik dhe modern.
Te zgjidhni stilin parisien ne dhomën e gjumit është një ide shume e mire për te pasur një ambient shik dhe modern. Me shume mundësi nëse keni zgjedhur këtë look për dhomën tuaj te gjumit do te thotë se jeni një person nostalgjik dhe glamour.
Pëlqeni detaje dekori, ngjyra neutro dhe ndonjë element te veçante. Pasqyrat dhe mbajtësit e vegjël te bizhuterive janë baza e një dhome gjumi ne stilin parisian style.
 
Jo te gjithë krevatet përshtaten bukur me këtë lloj dhome gjumi. Nevojitet te zgjidhni me kujdes modelin por edhe ngjyrën. Modelet me te përshtatshëm për këtë lloj stili janë krevatet me hekur te përpunuar por ne vend te ngjyrës se zeze klasike synoni për diçka me te shkëlqyeshme si për shembull ngjyra e arte.
Ne vend te formave shume te ngurta preferoni ato te dekoruara. Ne alternativ sugjerohet te preferoni koke krevati te mbushur dhe me kopsa. Nuancat qe këshillohen janë ato ne ngjyre te çelur si për shembull pana, e bardha, roza e zbehte, grija e çelur etj.
Por nëse do te preferoni te zgjidhni velurin atëherë synoni për ngjyra te errëta si për shembull ngjyra blu, vjollce apo jeshile smerald. Mbulesat e krevatit duhet te jene te bardha ose me lule.
 
Zakonisht ne dhomat e gjumit ne stilin parisien gjenden pasqyra te mëdha klasike me profil te dekoruar dhe te madhe. Nuk mungon pothuajse kurrë edhe poltroni edhe ky ne ngjyre te çelur apo dhe tapeti ne dysheme. Nëse keni hapësirë mjaftueshëm këshillohet te krijoni një cep për gjerat tuaja te bukurisë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DHOMA GJUMI STIL

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved