Ventouris
T-shirt mania, trendi më i ri i modës   
Kush e ka thënë se për te qene elegante nevojitet te hiqni dore nga një nder veshjet e konsideruar me sportive dhe casual ne gardërobën e një femre, siç është t-shirt?
Nga ikub.al 12 Shk
 
0
0

Kush e ka thënë se për te qene elegante nevojitet te hiqni dore nga një nder veshjet e konsideruar me sportive dhe casual ne gardërobën e një femre, siç është t-shirt? Te visheni ne mënyrë elegante nuk do te thotë domosdoshmërish te zgjidhni një fustan qoftë i gjate apo i shkurtër ose i ngushte.

Prej disa vitesh moda propozon t-shirt me shkrime te ndryshme, dizajnë po firma  mode. Kështu, këto mund te përdoren edhe për raste te veçanta pa qene e nevojshme te humbisni elegancën. E gjitha qëndron ne lojën e aksesoreve dhe këpucëve te duhura.

Jo me kot influencer te ndryshme por me tepër Chiara Ferragni ka preferuar te vesh një total look Dior i përbëre pikërisht nga një t-shirt me shkrim duke e kombinuar me një fund tyli. Një shembull perfekt i miksimit te stileve ai sportiv me t-shirt dhe elegant me elementet e tjerë. Ja disa kombinime te bukura me t-shirt.

1. Komplet

Kompleti klasik xhakete dhe pantallona me një t-shirt me logo si ajo e Gucci-t dhe detaje te çmuara si për shembull sandale dhe kopsa te arta behet me pak formale dhe ne baze te këpucëve dhe çantës mund te vishet për tu prezantuar ne evente te ndryshme. T-shirt jep një pamje minimaliste por me shije. Synoni për një total white për një efekt te bukur.

2. Lëkurë

T-shirt me shkrime janë shume te përshtatshme për një look rock dhe me impakt te madh.

Kombinimi i t-shirt me fundin e lëkurës dhe me taka te larta është gjithmonë fitues por mund ta bëni edhe me glamour nëse do te vishni një bluze transparente sipër.

3. Mokasini

Ne pune por edhe ne mbledhje, për marrëdhënien me publikun etj një t-shirt e bukur nuk mund te mos preferohet. Por nëse e kombinoni me një pale pantallona te gjera, këpucë mokasin serioze, pallto dhe një çante te madhe, t-shirt do te jete pikërisht ai detaj zbavitës qe nuk shqetëson një look classy. Mjafton te mos e teproni me ngjyrat, te preferoni tonet e bezhës, te grise dhe te zezës për te krijuar harmoni nuancës dhe pak kontraste.

4. Fundet pas trupit

T-shirt bazik, jo shume e ngushte kombinohet bukur me një veshje klasike si për shembull një fund pas trupit i gjate. Mund te luani  duke kombinuar xhaketën apo mund te synoni për një pale këpucë te sheshta si për shembull balerina. Ne rastin e t-shirt me shkrime ne dukje mund te preferoni ta lini ose sipas dëshirës dhe situatës.

5. Xhaketa

Me xhakete është gjithmonë një kombinim i sigurt. Edhe për ato qe janë me sportive dhe te cilat nuk dëshirojnë te heqin nga komoditeti i një pale jeans-ve dhe t-shirt. Vishni ne një look bazik një xhakete, akoma me mire nëse e kombinoni me këpucët klasike me maje te rrumbullaket dhe një crop top qe thekson bustin.





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Nëse sot lidhjet nuk zgjasin shume është sepse përballë çdo ...
RECETA E DITES

Tavë me patate, kërpudha dhe djathë dele
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: MODA T-SHIRT TREND
Postuar nga: a.k
ikub #:
1702070030






Digitalb


UnionBank