Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Shën Valentini në familje, 4 ide për të festuar me fëmijët
 
Shperndaje
ikub#: 1702080059
Shën Valentini është një feste e cila festohet ne çift, por çfarë ndodh kur ne shtëpi ka një fëmijë? Ja disa ide për te festuar Shën Valentinin ne formatin familjar.

Shën Valentini është një feste e cila festohet ne çift, por çfarë ndodh kur ne shtëpi ka një fëmijë? Ja disa ide për te festuar Shën Valentinin ne formatin familjar.

1. Një zgjim special

Një dite para Shën Valentinin përgatitni biskota bashke me fëmijët, sigurisht ne forme zemre. Mëngjesit e datës 14 shkurt mund te organizoni një mëngjes te këndshëm me te gjithë familjen ku protagonistet do te jene biskotat te shoqëruara me kafe apo çaj dhe për fëmijët me qumësht. Do te jete një mënyrë e ëmbël për te filluar ditën.

2. Xhiro neper qytet...me mamin dhe babin!

Një mënyrë e bukur për te festuar dashurinë tuaj edhe me fëmijët është te bëni një xhiro neper qytet. Mund te shkoni ne vendin ku jeni takuar për here te pare, vendet ku takoheshit etj.

Nëse kjo nuk është e mundur mund te bëni një xhiro virtuale duke shfletuar fotografitë mbase duke ju bere shoqëri një filxhan i ngrohte me çokollate.

3. Dark romantike ne familje

Për Shën Valentin darka është një klasik. Por nëse nuk keni mundësi ta kaloni ne çift për se te mos organizoni një dark ne shtëpi me te gjithë familjen. Do te mjaftoje te përgatitni te gjithë se bashku një pice ne forme zemre dhe te zbukuroni shtëpinë me shume zemra prej letre me ngjyra.

4. Përkëdhelje ne divan

Çfarë Shën Valentini do te ishte pa një film romantik? Edhe fëmijët mund te emocionohen para një historie te bukur dashurie, por vizatimor. Përgatitni se bashku diçka për te ngrënë dhe me pas zgjidhni një histori romantike midis filmave me te bukur vizatimor.  

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FAMILJA FEMIJE SHEN VALENTINI

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved