Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Thashethemet, “helmi” që (ndonjëherë) të bën mirë
 
Shperndaje
ikub#: 1702090083
Na pëlqen ose jo, të gjithë jemi pak thashethemexhinj. Të tillë janë edhe ata persona që përpiqen të mos përfshihen nga rrethi i përgojuesve. Origjina e thashethemeve është e largët, por sot më shumë se kurrë përdoren nga të gjithë.

Na pëlqen ose jo, të gjithë jemi pak thashethemexhinj. Të tillë janë edhe ata persona që përpiqen të mos përfshihen nga rrethi i përgojuesve. Origjina e thashethemeve është e largët, por sot më shumë se kurrë përdoren nga të gjithë,
 
Asnjë qenie njerëzore nuk mund t’u rezistojë informacioneve private mbi personat e tjerë.  Thashethemi është një mekanizëm që shërben për të krijuar lidhje shoqërore. Këtë karakteristikë e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë. Teksa bisedonin mes tyre, të parët tanë mësonin të ndanin miqtë nga armiqtë, duke e bërë grupin gjithnjë e më të sigurt dhe kompakt. Kur fisi u zgjerua, nuk ishte më problem që të gjithë përgojonin njëri-tjetrin.
 
Njerëzit filluan të flisnin për personat që ishin shumë larg rrethit të ngushtë: të këqijtë nuk identifikoheshin në mënyrë direkte, por nga fjalët që qarkullonin në komunitet. Te fiset e paraardhësve tanë, thashethemet ishin të lidhura në mënyrë indirekte me inteligjencën shoqërore: personat që shfaqnin më shumë kureshtje për jetën e të tjerëve, ishin më të aftë të ndikonin në sjelljet e grupit. Përzgjedhja natyrore ka favorizuar më shumë individët intrigantë, aq sa sot është e vështirë të gjesh dikë që nuk ka interes të dëgjojë një histori pikante apo shumën e të ardhurave të një të afërmi.
 
Në fakt thashethemet kanë edhe efekte pozitive. Ndarja e thashethemeve me të tjerët për shembull, tregon se ke besim te tjetri dhe në këtë mënyrë konsolidohen edhe lidhjet shoqërore. Nuk është gjë e mirë të përjashtohesh nga rrethi i të besuarve. Kjo do të thotë se nuk jeni pranuar nga grupi. Të pranosh reputacionin e dikujt që qëndron më lart se ju i bën mirë edhe shëndetit. Sipas një studimi të informosh miqtë dhe të afërmit për pandershmëritë e të tjerëve shkarkon stresin e grumbulluar gjatë ditës. Një gjë e tillë ka efekt qetësues dhe do ta bënte më pak të dhimbshëm faktin që po bëni “një mëkat”.
 
Nëse dikur në shënjestër ishin të fortët, sot objekt i thashethemeve janë edhe divat e spektaklit dhe personazhet publike, sepse në njëfarë mënyre njohja me këto subjekte, e përcjellë nga mediat, i krahason me të “fortët”. Por ka edhe nga ata që janë të gatshëm të bëjnë skupe vetëm për t’u bërë të famshëm, për t’u shfaqur në televizor e gazetë.
 
loading...




Marre nga shqip
Shfleto artikuj te tjere per: PELQIM THASHETHEME

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved