Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
5 veshje të bukura për Shën Valentin
 
Shperndaje
ikub#: 1702110001
Mbrëmja me romantike e vitit tashme është afër. Femra ne te gjithë boten përgatiten për te qene seksi ne sytë e partnereve te tyre për ditën e Shën Valentinit.
Mbrëmja me romantike e vitit tashme është afër. Femra ne te gjithë boten përgatiten për te qene seksi ne sytë e partnereve te tyre për ditën e Shën Valentinit. Festohet dashuria, romantizmi, pasioni kështu për se te mos zgjidhni ngjyrën qe përfaqëson këtë ndjenje? Make up, aksesor, total look te gjitha duhet te kenë pak te kuqe për te ndezur mbrëmjen tuaj.
 
E kuqja u shkon te gjithave dhe për këtë është e përshtatshme për bionde, brune, femra me fizik te holle apo te mbushur. Kjo ngjyre arrin te nxjerre ne pah sensualitetin e çdo femre dhe është perfekte ne çdo rast, nga ato veshje për ditën deri tek ato raste me elegante aq me tepër kur behet fjale për Shën Valentin. Kështu ja disa ide te bukura veshjesh dhe make up-i nga stili rock tek ai klasik duke kaluar tek ato qe preferojnë detajet.
 
1. Minifundi
Nëse do te preferoni një fund lëkure ne ngjyrën te kuqe, një bluze me jake V dhe një çante te kuqe me stampa. Një detaj shik? Këpucë sling back me maje dhe me taka jo shume te larta. Po make up-i, buzëkuq i kuq dhe pak ngjyre bronz ne sy. Synoni për detaje te shkëlqyeshme ne forme yjesh për te kompletuar një look te bukur dhe ne stilin rock.
 
2. Fustani i gjate
Mbrëmje nen dritën e qirinjve shume romantike? Një fustan i gjate i kuq nuk do te jete i tepërt përkundrazi do tu beje te dukeni edhe me te bukura. Për te mos e tepruar shume preferoni te vishni sandale minimal ndërsa make up-in preferojeni ne tonalitetet e ngjyrave te arta dhe nude. Përdorni tekniken e strobing për te shkëlqyer pjesët e fytyrës.
 
3. Fustan i shkurtër
Me klas dhe jo banal. Fustani i shkurtër ne ngjyre te kuqe është shume sensual. Për një look tërësisht classy zgjedhja e aksesoreve do te jene një pale këpucë dekolte me maje ne ngjyre te zeze dhe një çante. Beauty look kërkon buze te kuqe dhe sytë te lyer me tonalitete nude, preferoni një pale vathe te thjeshte te cilët te kombinojnë me veshjen tuaj.
 
4. Pizhamet për ditën
Perse te mos synoni për një pale pizhame prej mëndafshi? Këto lloj pizhamesh te kujtojnë pasionin vishini me një pale sandale, një çante për ta mbajtur ne shpatull me zinxhir dhe preferoni një make up te thjeshte me penel.
 
5. Fundi me pala
Romantik dhe bon ton është një fund i kuq me pala por bëni kujdes, nuk duhet te mungoje një detaj sensual. Kështu është mire nëse synoni për një këmishë me transparenca te lehta. Flokë te lëshuar dhe shume natyrale preferoni një make up wild.
 
6. Mos hiqni dore nga manikyri
Për mbrëmjen e Shën Valentinit thonjte me te bukur janë ato te lyera me ngjyra si e kuqja, e zeza, vishnja por edhe ngjyrat si nude dhe bezhe. Për ato qe kane një shpirt plote fantazi, mund te preferojnë një nail art gjeometrik, french reverse apo ne kontrast. Këshilla është te mos e teproni shume me thonjte për ti mbajtur shume te gjate dhe me forma te tepruara.
 


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA SHEN VALENTINI VESHJA

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Alviero
Chez Moi
Living

Digicom

Më të lexuarat


Turizmi
Butik Alviero


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved