Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit
 
Shperndaje
ikub#: 1702110035
Të degradosh në hakmarrje pas një momenti të vështirë, është gjëja më e keqe

Përshëndetje. Para dy vjetësh vendosëm që unë dhe im shoq të divorcoheshim.  Djalin e kisha tre vjeç. Me ish burrin vendosëm që në shtëpi të rrija unë me djalin dhe ai të banonte me qera. Pavarësisht dhimbjes së ndarjes dhe pasigurisë se si do ta rrisja e vetme djalin, më duhej të përballesha dhe me fjalët dhe presionin e familjes së ish-burrit për të liruar shtëpinë pasi një pjesë të lekëve e kishin vënë ata. Sa herë që vinte ish-vjehrra me pretekstin  për të takuar nipin, më qahej e ankohej dhe mundohej të më bindte që nuk ishte e drejtë që djali i tyre të jetonte me qera ndërkohë që unë të gëzoja shtëpinë e blerë me lekët e tyre, pa menduar që në atë shtëpi jetonte nipi i saj i cili duhet të dilte në rrugë, sipas saj. Unë nuk ja vija re, përderisa këtë problem e kisha zgjidhur me ish-burrin dhe mendjen e kisha të fjetur, ja prisja shkurt.

 

Por ata nuk ndaluan derisa ja mbushën mendjen dhe atij. Një ditë, erdhi në shtëpi dhe më tha që t’ia liroja shtëpinë dhe të jetoja me djalin në një banesë me qera. Ai do të më dërgonte lekë për djalin. U mërzita sepse përveçse duhet të liroja shtëpinë, ku përveç objektit që ishte blerë me një ndihmë nga prindërit e tij, çdo gjë në atë shtëpi ishte blerë me të ardhurat e ne të dyve, me shumë përkujdesje, dashuri dhe mbartte shumë kujtime. Sapo kishin mësuar këtë vendim të tij, mamaja dhe motra e tij erdhën të zbarkonin shtëpinë. Morën enë, mobilje e orendi. Unë i filmova dhe ja dërgova videon ish-burrit duke komentuar që ato ishin kujtimet tona dhe se më kishte të bërë të ndihesha më e pavlerë se ato mobilje. Ai erdhi në pak minuta dhe i ndaloi. Pastaj më përqafoi. Unë po dridhesha. Sapo i dëgjoi zërin djali, erdhi me vrap nga dhoma dhe iu hodh në krahë. Atij ju mbushën sytë me lot. Djali nuk i ndahej dhe i kërkonte gjatë gjithë kohës të luanin me lego. Ngaqë i kishte munguar shumë i ati në shtëpi, gjatë gjithë kohës e puthte dhe e përqafonte papushim dhe kërkonte vëmendjen e tij. Edhe gjumi e zuri në tapet në preherin e tij. Unë rrija e ulur në divan me vështrimin nga televizori, por isha e përhumbur fare. I shkëmbenim shikimet dhe i largonim prap. Mendova se do të çohej të ikte, por mori djalin në krahë dhe u shtrinë në krevatin dopio. Unë mora një batanije dhe fjeta në divan. Të nesërmen kur u zgjova, gjeta mbi tavolinë, lule, çokollata dhe një pusullë ku më kërkonte falje dhe një shans tjetër. Gjithashtu shkruante se gjatë atyre momenteve me djalin kishte kuptuar se asgjë më e bukur se ne të dy nuk i kishte ndodhur në jetë dhe nuk do të hiqte dorë kurrë.

 

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit. Do të doja t’u thoja të gjithë femrave që janë në krizë ose prag divorci që të mos humbasin shpresat sido që të jetë. Mjafton që në çdo situatë, sado e vështirë të jetë,  të respektohet partneri dhe vendimet e tij, sado të padrejta të duken. Të degradosh në hakmarrje pas një momenti të vështirë, është gjëja më e keqe që mund të bëni. Merrini çdo gjëje kujtimet më të bukura dhe të tjerat hidhini pas….



Ventouris
ventouris


Postuar: 11 Shk
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DJALI KTHIMI MARTESA RREZIKIMI

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb

Digicom

Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved