Ide make up-i për të mbajtur për Shën Valentin   
Kështu mund te zgjidhni shume stilive te ndryshme make up-i nga ai klasik tek grimi seksi, beauty look vintage deri tek zgjedhjet e make up-it me romantike dhe boho chic apo gotic dark.
Nga ikub.al 13 Shk
 
0
0

Një rast i veçante siç është Shën Valentini mund te japë jap frymëzimin e duhur për te provuar një make up te ri, për ta kombinuar me modelin e flokëve dhe veshjen e zgjedhur për mbrëmjen me romantike te vitit. Cilido qofte plani juaj për 14 shkurt te mbani një beaty look te bukur do te jete objektivi juaj. Kështu mund te zgjidhni shume stilive te ndryshme make up-i nga ai klasik tek grimi seksi, beauty look vintage deri tek zgjedhjet e make up-it me romantike dhe boho chic apo gotic dark.

1. Make up vintage

Për te realizuar një make up vintage duhet te jete gjeja e pare për te krijuar një fondotinte te lëngshme dhe te nxirrni ne mollëza me fard. me pas sfumoni nje ton sysh bezhe perle dhe një ton sysh kaf mat dhe theksoni shikimin me një penel dhe qerpikë false ne fund përfundoni make up-in me një shkëlqyes roze apo buzëkuq te kuq mat.

2. Make up seksi

Dëshironi një shikim te parezistueshem dhe buze prej femme fatal? Mos u shqetësoni, do tu mjaftoje te shtoni pak sensualitet shikimit me një smokey eyes me efekt metalizat, shtoni një vije peneli, shume rimel për te pasur qerpikë XXL dhe ne fund ngjyrosni buzët me një buzëkuq te kuq flake.

3. Make up natyral

Grimi natyral është i përshtatshëm për te gjitha rastet. Zakonisht pëlqehet se nuk bie shume ne sy por ne te njëjtën kohe fal një pamje te kuruar dhe jo te tepruar.

Emri i tij i dyte është make up nude pikërisht sepse fytyra ruan freskinë e lëkurës pas grim. Ta realizoni është diçka shume e thjeshte.

4. Make up romantik

Nëse keni ne program një mbrëmje shume romantike edhe make up-i nuk duhet te jete me pak. Tonalitete pastel, laps ne ngjyre mishi dhe blush roze te zbehte, këto janë elementet për te realizuar një grim delikat dhe te ëmbël i cili do te jete perfekt për Shën Valentin.

5. Make up boho-chic

Një version i grimit natyral por qe synon për tonalitete ne ngjyra te ndezura nga jeshilja tek portokallia por edhe bluja apo vjollca. Një kalim me rimel dhe laps janë te domosdoshme për sa i përket buzëve ato variojne sipas shijeve te se kuqes, ngjyre ndryshku duke kaluar për portokalli dhe roze deri tek tonalitetet nude.

6. Make up dark

Sensuale dhe me shume efekt, grimi ne stilin gotik është ideal për ato qe dëshirojnë te guxojnë me look-un qoftë edhe për një mbrëmje. Protagoniste i këtij make up-i është smokey eyes i zi mbi një baze te realizuar me një fondotinte ne tonalitetet me te çelura. Ne buze buzëkuqi është i preferueshem ne tonalitetet bordeaux apo ngjyre kumbulle.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
ebuy
Big Brother
(Format i konsumuar apo jo?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Një nga gjerat me te bukura ne bote është te gjesh personin ...
RECETA E DITES

Makarona me sepie dhe kunguj
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: IDE MAKE UP SHEN VALENTINI
Postuar nga: a.k
ikub #:
1702130006




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9