Përpara se të mësojë rregullat e tavolinës, një fëmijë duhet të hajë me duar    
Mos u bëj pis, mos bëj thërrime poshtë, përdor lugën/pirunin, duket se rregullat në tavolinë nuk kanë të mbaruar as për fëmijët e vegjël.
Nga living.al 13 Shk
 
0
0

Mos u bëj pis, mos bëj thërrime poshtë, përdor lugën/pirunin, duket se rregullat në tavolinë nuk kanë të mbaruar as për fëmijët e vegjël. Nëna dhe babai e detyrojnë fëmijën të përdorë pirunin që në moshë shumë të vogël për të çuar ushqimin në gojë kur në disa momente mund të përdorë edhe duart e vogla.
 
Një marrëdhënie e mirë me ushqimin
Sipas një grupi studiuesish anglezë, nëse fëmija është në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin, do të jetë më i ndërgjegjshëm rreth asaj që është duke ngrënë. Ngrënia e ushqimit me dorë (sigurisht e ushqimeve të thata), i bën mirë trupit dhe psikologjisë së fëmijës, dhe kjo jo vetëm gjatë vitit të parë të jetës. Kjo shërben për të krijuar një marrëdhënie të mirë me ushqimin edhe në të ardhmen.
 
I thoni po ushqimeve “të dorës” (finger food)
Duke qenë se ngrënia e ushqimit me dorë është diçka pozitive, duhet t’i ofroni fëmijës edhe ushqime të bëra në copa të vogla, të cilat ai mund t’i konsumojë pa ndihmën e pirunit. Diçka e tillë mund të bëhet me perimet, të cilat shpesh refuzohen nga fëmijët.
 
Më shumë fruta dhe perime
Në vend të ëmbëlsirave mund ta ushqeni me copa frutash dhe perimesh, të cilat nëse konsumohen me dorë do të jenë më të pranueshme për fëmijën. Në fakt ushqyerja gjithmonë me anën e pirunit apo lugës e bën fëmijën të humbë përqendrimin e kalorive të asaj që është duke futur në gojë. Pra, e lini gjithmonë fëmijën ta prekë ushqimin




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Nëna dhe fëmija
Chez Moi
Aziatik, apo perëndimor
(Cilit horoskop do t’i besoni më shumë?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Ndonjëherë gjerat e mira shkatërrohen ne mënyrë qe te ndërto...
RECETA E DITES

Tavë me perime
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit

Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJA MESIMI RREGULLA TAVOLINA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1702130094




Reklame
GoTech


Reklame
dga
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet