Fundet me pala, për një veshje romantike   
Te dini si te kombinoni fundin me pala është e rëndësishme për një te pasionuar mode, krijime te këtij lloji shfaqen ne fakt prej tyli ne koleksionet me te bukura frymëzuar nga trendët e sezonit.
Nga ikub.al 14 Shk
 
0
0
Te dini si te kombinoni fundin me pala është e rëndësishme për një te pasionuar mode, krijime te këtij lloji shfaqen ne fakt prej tyli ne koleksionet me te bukura frymëzuar nga trendët e sezonit. Veshje romantike dhe shume femërore, fundi me pala mund te kombinohen ne mënyra te ndryshme sipas sezonit dhe ngjyrat e momentit, për te pasur veshje te ndryshme ne mode.
 
1. Look veror
Nëse nga njëra ane fundet e gjere janë shume te vlerësuar nga femrat ne te gjithë boten, janë versionet me pala ato qe janë impostuar ne skene fashion ne vitet e fundit si protagoniste te mëdha, krijime me pala ne variant te shkurtër, midi apo te gjate për te gjitha shijet.
Look-u veror me funde me pala janë shume fashion nëse realizohen duke u frymëzuar nga stili gipsy dhe boho-chic. Fundi i gjate me tonalitete te zbehta si për shembull e bardha dhe roza do te japin një pamje me te bukur nëse i kombinoni me sandale te sheshta nëse gjatësia juaj e lejon apo sandale me taka me te larta. Fundet midi janë te adhurueshëm nëse i kombinoni me bluze me stampa apo këmisha bon ton, ndërsa modelet e shkurtër mund te kombinohen me t-shirt apo me bluza me mëngë te gjata dhe me stampa gjallëruese.
 
Një nder trendët ne përhapje te shpejt janë fundet me pala me bel te larte për ti veshur me crop top, bluza te shkurtra me mëngë te shkurtra ose pa mëngë. Mund te kompletoni look-un me një pale balerina me maje ose nëse preferoni një pamje me te vendosur mund te vishni sneakers ne ngjyre te bardhe.
 
2. Look dimëror
Fundet me pala janë zgjedhja ideale për te qene fashion edhe gjate sezonit te ftohte. Te pasionuarat pers stilit rock glam me modern mund te kombinojnë fundet e tyre me triko dhe bluza te ngrohta për ti veshur nen pallto apo xhupat e lëkurës dhe ne këtë rast mund te kompletojnë look-un me ankle boot prej lëkure te zeze me maje te ngushte apo open-toe.
Një tip i veçante i fundit me pala janë ato prej tyli dedikuar mbi te gjitha fashionisteve, perfekte për tu veshur me bluza te ngushta apo body dhe xhaketa te shkurtra ne stilin bolero ne tonalitete te zbehta. Mund te vishni fundin tuaj me pala edhe me triko oversize por duke preferuar këpucë me taka apo çizme te shkurtra.
 




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Me mire te të lëndojnë me te vërteta sesa te të lumturojnë m...
RECETA E DITES

Makarona në tavë me beshamel
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

A tregohem e dobët në këtë rast?

Shfleto artikuj te tjere per: FUNDE PALA ROMANTIKE VESHJA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1702140009




Reklame
Raiffeisen


Reklame
inTV


Reklame
Abissnet