Si të ushqehemi para shtatzënisë   
Planifikimi i shtatzënisë është shumë i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe shpirtëror të nënës, por edhe të foshnjës.
Nga living.al 14 Shk
 
0
0

Planifikimi i shtatzënisë është shumë i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe shpirtëror të nënës, por edhe të foshnjës.Të dyja janë shumë të ndërlidhura dhe të ndikuara nga njëra-tjetra. Është një nga çastet më të rëndësishme për çdo femër dhe duhet përjetuar me qetësi dhe harmoni.
 
 
Frika e çdo nëne gjatë shtatzënisë, përveç shumë të tjerash, është edhe shtimi në peshë. Ndaj po ndaj me ju disa këshilla të dobishme për të shijuar pritjen e ëmbël pa stres. Në një shtatzëni të planifikuar, nëse jeni mbi peshë, duhet t’i nënshtroheni një plani ushqimor për rënie në peshë dhe të shoqëruar me aktivitet fizik. Kujdes! Rënia nuk duhet të jetë e shpejtë. 
 
Ajo duhet të vijë si rezultat i tretjes së masës dhjamore, pa u sforcuar dhe pa ulur rezervat me vlera ushqyese, si: hekur, kalcium, magnez, zink etj. Ritmi i rënies në javë nuk duhet të jetë më shumë se 0.5-1 % të peshës trupore. Nëse pesha juaj është normale, atëherë ju nevojitet një plan ushqimor i ekuilibruar dhe që të plotësojë të gjitha nevojat për sa i përket anës kalorike, por edhe asaj të vlerave ushqyese. Aktiviteti fizik duhet të jetë i pranishëm në të dyja rastet. Në një program për rënie në peshë, ai parandalon tretjen (humbjen) e masës muskulore duke ulur kryesisht masën dhjamore. 
 
Gjithashtu, është mire të tonifikohen dhe të përgatiten muskujt e shpinës dhe të mesit, pasi aty do të përqendrohet dhe pesha më e madhe trupore për një kohë shumë të shkurtër.
 




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Nëna dhe fëmija
Chez Moi
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Me mire te të lëndojnë me te vërteta sesa te të lumturojnë m...
RECETA E DITES

Makarona në tavë me beshamel
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

A tregohem e dobët në këtë rast?

Shfleto artikuj te tjere per: FOSHNJA SHTATEZENIA USHQIM
Postuar nga: a.k
ikub #:
1702140064




Reklame
Raiffeisen


Reklame
inTV


Reklame
Abissnet