Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
7 trende për shtëpinë frymëzuar nga Pinterest
 
Shperndaje
ikub#: 1702150044
Ja disa nga trendët me te bukura për arredimin e shtëpisë frymëzuar nga Pinterest për 2017.
Çdo vit interesohemi për trendët e reja për sa i përket home decor ndërsa te tjerat te cilat para disa kohesh qe na kane bere për vete kalojnë ne harrese. Ja disa nga trendët me te bukura për arredimin e shtëpisë frymëzuar nga Pinterest për 2017.
 
1. Elektroshtepiaket prej inoksi
Elektroshtepiaket prej inoksi japin një pamje moderne dhe inovative kuzhinës. Ky material është veçanërisht i pëlqyer për rezistencën e tij ne kohe. Kështu nëse hapësira jua lejon preferoni një frigorifer te bukur dhe një furre te gjeneratës se re dhe zona e kuzhinës tuaj do te marre menjëherë një pamje te rinovuar.
 
2. Vaska e banjës free standing
Vaskat e banjës free standing janë një luks i vogël qe tashme te gjithë mund ta lejojnë vetes. Zgjidhni modelin qe përshtatet me shume për ju dhe kombinohet me shume ne banjën tuaj. Relaksi është i garantuar.
 
3. Arredimi i brendshëm ne stilin minimal
Arredimi i brendshëm ne stilin minimal është një nder trendët e shtëpisë frymëzuar nga Pinterest. Fjala kyç për 2017 është decluttering apo te eliminoni çdo gjë te tepërt ne shtëpi për te jetuar ne një mënyrë me te qete dhe te këndshme. Stili minimalist parashikon hapësira te lira dhe me ndriçim, ngjyra te çelura dhe forma te pastra.
 
4. Banaku ne kuzhine prej kuarci
Elegant, rezistent dhe i forte, banaku ne kuzhine prej kuarci është një nder trendët e shtëpisë. Sigurisht kosto e këtij materiali nuk është shume ekonomik por rezultati final është me te vërtet i mrekullueshëm.
 
5. Zona bar ne shtëpi
Gjithmonë e me shume i kërkuar, është zona bar apo me mire vende ne shtëpi për ti dedikuar vetëm mikpritjes se miqve apo festave ne shtëpi. Kështu nëse keni fatin te keni një dhome me shume te cilën nuk e përdorni kjo mund te jete e vlefshme për këtë ide.
 
6. Parket me bambu
Dyshemetë me parket prej bambuje ishin një nder trendet, shume te kushtueshme te vitit te shkuar. Këtë vit do te preferohen materialet sintetike te cilat janë dhe me ekonomike por edhe me lehte te zëvendësueshme.
 
7. Mure te zeza
Jo te gjithë mund te kenë kurajën për te guxuar kaq shume por muret e zeza janë padyshim një nder trendët e shtëpisë për tu preferuar. Sigurisht nuk duhet ta teproni me ngjyrën dhe te luani me kontrastet për një efekt me te vërtet te bukur.


ventouris
ventouris


Postuar: 15 Shk
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRYMEZIMI SHTEPI TRENDE

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
FAF
Living

Digicom

Më të lexuarat





Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved