Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Musaka me patate dhe ragu të bardhë
 
Shperndaje
ikub#: 1702160012
Receta e Dites

 
Përbërësit
 
- 500 gr mish vici i grire
- 80 gr gjalpë
- 2 qepe
- 1 gjethe dafine
- 1/2 gote konjak
- 500 gr patate
- 50 gr miell
- 1/2 L qumësht
- djathë i grire
- lëng vegjetal
- 1 luge spec pluhur
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Shkrini 30 gr gjalpë ne një ene bashke me gjethen e dafinës dhe me pas shtoni mishin e grire, skuqni për 5-6 minuta dhe shuajeni me konjak. Me pas qëroni qepet dhe pritini ne feta te holla dhe bashkojini ne enën ku është mishi dhe vazhdoni gatimin për 1 ore e 30 minuta duke shtuar lëng vegjetal nëse është e nevojshme. Rregulloni me kripe dhe aromatizoni me piper dhe me pas hiqni gjethen e dafinës. Ndërkohë qëroni patatet dhe pritini ne feta dhe dalëngadalë vërini ne një ene me ujë te ftohte. Me pas vërini për te zier për 1 minuta ne ujë te kripur. Kullojini dhe lërini te thahen ne një kullese. Ndërkohë përgatitni beshamelin duke skuqur 50 gr miell bashke me 50 gr gjalpë ne një ene. Hidhni qumështin e ftohte dhe lëreni derisa te trashet me flake te ulet për 7-8 minuta duke i përzier here pas here. Rregulloni me kripe dhe piper. Ne një tave vendosni një shtrese patatet dhe një shtrese ragu, pak beshamel dhe një luge djathë te grire. Vazhdoni kështu derisa te mbarojnë te gjithë përbërësit. Futeni ne furre me 180'C për 20 minuta dhe me pas shërbejeni.
 


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI MUSAKA PATATE RECETA

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
FAF
facile

Digicom

Më të lexuarat


Cineplexx
Teoren


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved