6 këshilla për të zbukuruar shikimin duke përdorur make up-in   
Make up-i përdoret gjithmonë për te nxjerre ne pah pikat e forta dhe sigurisht sytë kane një rol te rëndësishëm ne grimin e fytyrës.
Nga ikub.al 17 Shk
 
0
0

Make up-i përdoret gjithmonë për te nxjerre ne pah pikat e forta dhe sigurisht sytë kane një rol te rëndësishëm ne grimin e fytyrës. Çdo ngjyre sysh ka një ngjyre toni qe i përshtatet me shume dhe e cila arrin ti jap thellësi shikimit. Kështu te mësoni te luani me tonet e syve dhe ngjyrat është e rëndësishme. Për te nxjerre ne pah shikimin duke përdorur make up-in ka disa truke. Ja cilat janë ato.

1. Toni i syve ne baze te ngjyrës se syve

Siç e thamë për te nxjerre ne pah shikimin nevojitet te zgjidhni tonin i cili përshtatet me mire me ngjyrën natyrale te syve. Ne vija te përgjithshme kombinimet me te mira janë:

 

- Sytë te zinj: tone sysh blu e erret, gri e erret, e arta, bordeaux dhe vjollce patëllxhan.

- Sytë kafe: te gjitha sfumaturat e kafesë, roze dhe gri.

- Sytë lajthi: jeshile myku, jeshile erret, kafe shampanje.

- Sytë jeshil: ngjyra e bakrit, ngjyre kajsi, kafe gështenjë, e kuqe balte, vjollce dhe ngjyre kumbulle.

- Sytë boje qielli: roze, gri, e arte, kafe çokollate, bakër, kajsi.

2. Tonet e syve shkëlqyese

Pasi keni aplikuar tonin e duhur edhe mat qoftë mos harroni te shtini një ton sysh disi me shkëlqim. Sfumojeni me kujdes për një look dite sepse nuk duhet te jete i rende apo mund ta aplikoni vetëm ne cep te syve.

3. Korrektori

Te korrigjoni hijet e qeskave te syve është e rëndësishme për ti dhënë shikimit thellësi dhe freski kështu zgjidhni një korrekto i cili te arrij te mbuloj qeskat e syve duke ndjekur këto këshilla.

 

- Qeskat e syve vjollce: korrektor i verdhe

- Qeskat e syve blu: korrektor ngjyre kajsie

4. Peneli apo kajali i syve

Kajali i zi kremoz është e thjeshte për tu aplikuar edhe ne brendësi te syve ne vijën e poshtme diçka qe e bën shikimin me te thelle. Por nëse keni sy te vegjël apo mbani syze është e preferueshme te aplikoni kajal me shume jashtë dhe te shtoni një vijëzim me laps te bardhe ne brendësi te vijës se poshtme. Nëse preferoni te përdorni penelin make up-i juaj do te ketë menjëherë një pamje vintage prej pin up. Është e rëndësishme te aplikoni penelin ne mënyre perfekte.

5. Rimeli

Është e pamundur te mos e aplikoni ne përfundim te grimit. Pastroni qerpikët me një penel te vogël për te evituar pluhura te make up-it dhe me pas aplikoni rimelin voluminoz apo zgjatës, nëse keni qerpikë te shkurtër dhe te holle përdorni qerpikë fals te paktën për mbrëmje te veçanta. Mund te përdorni edhe kthyesin e qerpikëve.

6. Vetullat

Beni kujdes me vetullat. Mos i preferoni kurrë te holla, luani me trashësinë e tyre përpiquni ti lini te gjata. Ne treg mund ekzistojnë produkte për grimin specifik te tyre për ti zgjedhur ne baze te ngjyrës.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Bukuria
Chez Moi
Aziatik, apo perëndimor
(Cilit horoskop do t’i besoni më shumë?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Dashuria nuk ka nevoje te jete perfekte, por thjesht duhet t...
RECETA E DITES

Kek me banane dhe çokollate
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit

Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA MAKE UP SHIKIMI
Postuar nga: a.k
ikub #:
1702170029




Reklame
Raiffeisen


Reklame
inTV


Reklame
Abissnet