Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
7 trendet e 2017 që mund të vishni që këtë sezon
 
Shperndaje
ikub#: 1702170019
Harrojini pasarelat, trendet më të bukura gjendjen në "Street Style".
Trendet këtë vit janë të shumta dhe shumë të bukura, duke filluar që nga ngjyrat e theksuara, kostumet me pantallona, qëndisjet dhe stampat etj.
 
Ja disa nga trendet që mund të filloni ti vishni bukur që në këtë sezon që jemi.
1-Ngjyrat e theksuara dhe të forta.
 
Viti 2017 do të mbizotërohet nga ngjyrat e gjalla dhe të forta, duke transmetuar një ndjenjë të përgjithshme gëzimi. Si ti përdorni? Vishni një palë xhinse dhe sipër një triko, xhup apo pallto me ngjyrë të theksuar. Do të dukeni unike.
2-Kostumi me pantallona.
 
Kostumet janë të bukura, plot stil, klasike dhe një veshje profesionale. Edhe këtu zgjidhni një kostum me ngjyrë të fortë ose me dizenjo moderne. Visheni poshtë me një T-shirt ose një golf.
3-T-shirtet me logo.
 
Për të ekspozuar markën apo firmën tuaj të preferuara mënyra më e mirë për ta bërë është të vishni një T-shirt të thjeshtë me logon e saj. Veshja do të duket edhe më e bukur nëse e ndërthurni me detaje vintage.
4-Motivet me lule të printuara ose qëndisura.
 
Lulet janë një nga trendet e 2017. Ato janë bërë edhe më të guximshme ku mund ti përdorni që në dimër pa pritur pranverën. Zgjidhni bluza, pulovra, xhinse apo këmisha me qëndisje lulesh. 
5-Stampat.
 
Stampat do të pushtojnë 2017 duke u përdorur në xhupa, jumper, xhinse, xhaketa. Këto krijojnë një stil moderne dhe trendi.
6-Çizmet e sheshta. 
 
Ato mund të vishen me gjithçka dhe janë shumë të rehatshme.
7-Çantat e mirë strukturuara.
 
Çantat e vogla janë shumë në modë, por në përditshmëri ju nevojitet një çantë më e madhe se një clutch. Në këtë rast zgjidhni një çantë me formë të përcaktuar, të qëndrueshme dhe që nuk është as e madhe e as e vogël.


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: 2017 KOSTUMET STREET STYLE TRENDET VESHJA

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Alviero
Chez Moi
Living

Digicom

Më të lexuarat


Turizmi
Butik Alviero


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved