Gabimet që bëni me recipetat   
Recipetat janë të rëndësishme në mënyrë që veshja të duket e bukur.
Nga ikub.al 17 Shk
 
0
0
Mirëpo pjesa më e madhe e femrave bëjnë gabime në veshjen, blerjen dhe mirëmbajtjen e  tyre.
 
Ja cilat janë gabimet më të zakonshme që bëni me recipetat tuaja.
 
1-Nuk merrni masën e duhur. Recipetat duhet të jenë numri i duhur as më të mëdha as më të vogla, pasi në të kundërt do t'ju tregojnë një bust të shëmtuar dhe rrobat do ju rrinë keq. Prandaj bëni matjet përkatëse për të përcaktuar masën e gjoksit tuaj.
 
2-Zgjidhni formën e gabuar të recipetave. Forma e recipetave duhet të jetë sipas formës tuaj të gjoksit. Vetëm në këtë mënyrë do të nxirrni në pah më të mirën tuaj.
 
3-I mbërtheni ato gjithmonë tek kapësja më e ngushtë. Ky është një tjetër gabim që do i bëjë recipetat tuaja të prishen më shpejtë. Recipetat kanë veti të zgjerohen me kalimin e  kohës prandaj filloni duke i mbërthyer ato tek kapësja më e lirë dhe me kalimin e kohës filloni ti ngushtoni.
4-Nuk rregulloni rripat e recipetave sipas nevojës, por i lini ato shumë të gjatë ose shumë të shkurtër. Kjo do të prishë paraqitjen e bustit.
 
5-Sigurohuni që rripi që mbërtheni recipetat të qëndrojë drejt te kurrizi dhe jo të ngrihet sipër. Në të kundërt ato nuk janë të duhurat dhe do të rrinë keq.
 
6-Vishni vetëm një stil recipetash. Veshje të ndryshme kërkojnë recipeta me stile të ndryshme. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini të nxirrni më të mirën prej tyre.
 
7-I vishni recipetat dy ditë rresht. Kjo është e gabuar, pasi recipetave u nevojitet 24-48 orë për të rimarrë veten. Prandaj ndërrojini ato çdo ditë në mënyrë që të jenë sa më jetëgjatë.
 
8-I lani ato gabim. Mos përdorni lavatriçen në larjen e tyre pasi do të prishet forma dhe do të zgjeron, por lajini ato me dorë me një detergjent delikat.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Sugjerime për shopping
1.
Fustane
6.
Syze
2.
Xhaketa dhe pallto
7.
Këpucë
3.
Funde
8.
Çanta
4.
Bluza
9.
Orë
5.
Bizhuteri
10.
Veshje për meshkuj

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Moda
Chez Moi
ebuy
Big Brother
(Format i konsumuar apo jo?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Trashëgimia me e madhe qe prindërit mund t'iu lënë fëmijëve ...
RECETA E DITES

Shishqebap me karkaleca dhe brokoli
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: GABIMET KESHILLA MIREMBAJTJA RECIPETAT
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1702170068




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9