Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Kombinimet e frutave dhe perimeve për ushqyerjen e fëmijëve në kohë të ndryshme të rritjes
 
Shperndaje
ikub#: 1702170092
Ushqyerja e fëmijës ju vendos shpesh në vështirësi? Provoni kombinimet e mëposhtme për më shumë shije dhe vlera ushqyese.

Ushqyerja e fëmijës ju vendos shpesh në vështirësi? Provoni kombinimet e mëposhtme për më shumë shije dhe vlera ushqyese.
 
• Spinaq dhe patate.
 
Fëmija mund ta konsumojë këtë kombinim duke filluar nga muaji i shtatë. I zieni patatet dhe në minutat e fundit shtoni fletët e spinaqit. E kaloni në frulator për të përftuar një pure homogjene. Këtë praktikë do ta bëni në çdo kombinim, duke e rregulluar në fund me djathin e bebes dhe pak vaj ulliri.
 
• Bizele, patate dhe karotë.
 
Edhe në këtë rast fëmija duhet të jetë të paktën 7-të muajsh. Kjo pure do të përmbajë vitaminë A e cila merret nëpërmjet karotës si edhe beta-karoten.
 
• Oriz dhe thjerrëza.
 
Mund të përdoret si ushqim nga muaji i 8-të. Thjerrëzat janë një burim shumë i mirë hekuri, proteinash dhe fibrash.
 
• Pulë dhe patate e ëmbël.
 
Mund të përdoret duke filluar nga muaji i 8-të. Kjo pure mund të rregullohet edhe me pak qumësht nga ai që fëmija pi zakonisht.
 
• Pulë, brokoli dhe patate.
 
Fëmija mund ta konsumojë duke filluar nga muaji i 8-të. Mund të përgatitet edhe pa patate.
 
• Mish vici dhe karotë.
 
Mishi i kuq mund të prezantohet duke filluar nga muaji i 8-të në atë të 10-të, dhe në këtë moment mund ta përgatisni me karotë. Mishi duhet të ziejë për të paktën 2 orë, ndërsa karotat mund të shtohen 20 minutat e fundit.
 
• Kungull i verdhë, patate e ëmbël, brokoli dhe karotë.
 
Këshillohet të përdoret nga muaji i 7-të.
 
• Karotë dhe avokado.
 
Një kombinim i mrekullueshëm që mund të përdoret nga muaji i 6-të. Avokado nuk ka nevojë për zierje, ndërsa karota po.
 
• Dardhë dhe kumbull.
 
Kumbimin perfekt për t’u përdorur që në momentet e para të fillimit të ushqyerjes.


Ventouris
Albtelecom


Postuar: 17 Shk
Marre nga living.al
Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJA KOMBINIM USHQIM

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Digitalb


Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved