Të gjitha ngjyrat në modë për verën 2017   
Si te zgjidhni veshjet për pranverë/verë 2017? Është një sezon me ngjyra te forta te paktën për sa i përket modës për verën 2017.
Nga ikub.al 17 Shk
 
0
0
Si te zgjidhni veshjet për pranverë/verë 2017? Është një sezon me ngjyra te forta te paktën për sa i përket modës për verën 2017. Ngjyra te shkëlqyeshme dhe vitaminike do te na shoqërojnë për sezonin e ri por nuk mbetet me pas dhe ngjyrat e zbehta dhe ato pastel për kombinime ne tendence. Jo vetëm ne veshje por edhe ne këpucë dhe çanta apo aksesor dhe make up duke përfshirë edhe menikyret. Si te zgjidhni ngjyrat e përshtatshme? Si te zgjidhni ngjyrat? Ndiqni preferencat personale, humorin e përditshëm dhe dëshirën për te lënë shenje me veshje delikate.
 
1. Bluja
Kjo ngjyre sigurisht qe do te jete ne mode duke filluar nga bluja e ndryshme e jeans deri tek ato me te errëta. Kështu blunë do ta preferoni ne veshje, aksesor, këpucë dhe çanta madje edhe ne tonet e syve.
 
2. Boje qielli
Për 2017 do te triumfoj një boje qielli e ujerave te kristalta, një nuance e shkëlqyeshme qe do te ndriçoje veshjet tuaja. Nuance e freskët qe do te preferohet me se shumti ne fustanet e gjate dhe te lehte.
 
3. Jeshile
Është viti i jeshiles greenery, një nuance e ngjashme me jeshilen e barit. Kombinohet bukur me te verdhen, te kuqen apo boje qiellin për një frymëzim ne stilin e viteve 60' ose nëse dëshironi ta bëni me moderne dhe metropolitane mund ta vishni me grinë. Përkrah jeshiles se barit shume e preferuar do te jete dhe jeshilja ushtarake perfekte për ato qe prefererojne një stili ushtarak i cili do te jete shume ne mode këtë verë.
 
4. E verdha
Nuanca e mustardës për 2016 i le vendin te verdhës te shkëlqyeshme dhe vitaminike qe nxjerre ne pah look-un njëngjyrësh ne fustane dhe jumpsuit.
 
5. Lajthia
Nder ngjyrat me te preferuara te 2017 është një nuance qe varion midis ngjyrës se rërës dhe bezhës dhe u shkon shume ngjyrave te ndryshme te lëkurave. 
 
6. Portokallia
Nuanca portokalli me ne mode është një e kuqe-portokalli si për shembull ngjyra e flakës. Është një tonalitete i ngrohte i përshtatshëm qoftë për total look ashtu dhe për ti dhënë ngjyre veshjes se përditshme.
 
7. Roza
Dy janë ngjyra roze, roza e zbehte e cila duket bukur ne fustanet romantike me gjatësi midi dhe roza shocking për te pasur një look bon ton, një ngjyre e plote dhe gjallëruese qe ndez look-un.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
ebuy
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Trashëgimia me e madhe qe prindërit mund t'iu lënë fëmijëve ...
RECETA E DITES

Shishqebap me karkaleca dhe brokoli
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: 2017 MODA NGJYRA VERA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1702170012




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9