Zbuloni ngjyrat e duhura për çdo dhomë të shtëpisë   
Ja se çfarë ngjyre ti lyeni dhomat sipas shkencës.
Nga ikub.al 17 Shk
 
0
0
Përzgjedhja e ngjyrës së duhur për të lyer shtëpinë është e vështirë. Tendencat ndryshojnë vazhdimisht dhe shpesh është e vështirë të ndjekësh ritmin. Mirëpo shkenca  ka kryer studimet dhe ka përcaktuar se çfarë  ngjyre është e përshtatshme për çdo dhomë të shtëpisë, duke e bërë punë  tonë më të thjeshtë.
 
Ngjyra ka një ndikim të madh në humorin dhe mendjen e çdo njeriu, krijimin e ngrohtësisë dhe mikpritjes së duhur në shtëpi, relaksit, shprehjes së personalitetit etj.
 
Ja se çfarë ngjyrash duhet të përdorni në çdo dhomë të shtëpisë.
1-Dhoma e gjumit
 
Lyejeni këtë dhomë me ngjyrë blu të pisët (Dusty Blue) pasi jep qetësi dhe relaks për sytë dhe mendjen.
 
Shmangni ngjyrën lejla pasi ndikon në një gjumë të keq dhe acarim emocional.
2-Zyrën që keni në shtëpi.
 
Provoni ngjyrën Sage Green(ngjyrë sherbelë), pasi nxit kreativitetin dhe trurin për punë. Gjithashtu kjo ngjyrë kujton natyrën duke falur edhe një lloj qetësie. 
 
Shmangni me patjetër ngjyrën e kuqe, pasi ndikon në degradimin e punës.
3-Kuzhina
 
Provoni ngjyrën kobalt, pasi krijon një efekt të ngrohtë të kuqe në portokalli, stimulon oreksin, shton energjinë.
 
Shmangni ngjyrën jeshile dhe të verdhë pasi ndikon negativisht në mendje dhe oreks.
4-Banjo
 
Provoni ngjyrën rozë të lehtë pasi ajo është e lidhur me pastërtinë dhe freskisë.
 
Shmangni ngjyrat neon pasi askush nuk dëshiron të qëndrojë në një ambient të mbyllur me ngjyra aq të forta.
5-Dhoma e ndenjës.
 
Provoni ngjyrën e rërës, pasi krijon idenë e një hapësire më të madhe, më të ngrohtë dhe relaksuese.
 
Shmangni ngjyrat shumë të errëta apo të theksuara. Ato krijojnë ndjenjën e shtypjes dhe nervozizmit.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
Chez Moi
Yasmine
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Trashëgimia me e madhe qe prindërit mund t'iu lënë fëmijëve ...
RECETA E DITES

Shishqebap me karkaleca dhe brokoli
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: DHOMA KUZHINA MURI NGJYRA SHTEPIA
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1702170046




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9