Çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj   
Thonjtë janë një tregues i mirë për shëndetin tuaj.
Nga ikub.al 17 Shk
 
0
0
Thonjtë e shëndetshëm reflektojnë shëndetin e trupit. Shenjat e thonjve sinjalizojnë probleme shëndetësore. Prandaj përpara se të filloni të lyeni thonjtë shikojini ato me vëmendje se çfarë janë duke ju treguar.
 
Ja çfarë tregojnë disa nga shenjat e thonjve.
 
1-Ndarja apo këputja e tyre me shtresa.
 
Thonjtë janë të përbëra nga shumë shtresa. Kur ato janë të dobët shtresat fillojnë të ndahen nga njëra tjetra. Kjo shkaktohet si pasojë e dehidratimit, larjes së shpeshta të duarve, koha e thatë dhe e ftohtë, acetoni, përdorimi i manikyrëve akrilik etj.  Mbani doreza dhe hidratojini sa më shumë duart në mënyrë që dhe thonjtë të jenë të shëndetshëm.
 
2-Thonjë me shenja dhe vrima.
 
Nëse keni vënë re ndonjë shenjë si vrima të vogla në sipërfaqe atëherë kjo treg se vuani nga psoriasis dhe artiti psoriatik. Këtu përfshihen edhe trashja e thonjve apo ndryshimi i ngjyrës së tyre.
 
3-Ndryshimi i formës së thonjve  dhe rrumbullakosja e  tyre.
 
Nëse nuk keni lindur me thonj të rrumbullakët dhe një ditë shikoni se i keni të gjithë thonjtë njësojë atëherë ky është një problem që vjen nga mushkëritë. Duhet ti drejtoheni mjekut menjëherë.
 
4-Thonj të brishtë që thyhen lehtësisht.
 
Kjo është shenjë e dehidratimit, përdorimit të alkoolit, acetonit, mungesës së lagështisë në trup dhe duar, mungesë e vitaminave, probleme me tiroiden etj.
 
5-Njollat e bardha 
 
Këto njolla të bardha shkaktohen si pasojë e problemeve me veshkat ose efektet anësore të përdorimit të antibiotikëve.
 
6-Vijat vertikale në thonjtë.
 
Kjo në fakt nuk tregon problem me shëndetin, por tregon plakjen e tyre. Ashtu si lëkura edhe thonjtë fillojnë të rrudhen në sipërfaqen e tyre. Për të shmangur sa më shumë këtë gjë aplikoni hidratues dhe masazhoni duart dhe thonjtë tuaj. 




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
Chez Moi
Aziatik, apo perëndimor
(Cilit horoskop do t’i besoni më shumë?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Ndonjëherë gjerat e mira shkatërrohen ne mënyrë qe te ndërto...
RECETA E DITES

Tavë me perime
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit

Shfleto artikuj te tjere per: SHENDETI SHENJAT THONJTE
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1702170106




Reklame
GoTech


Reklame
dga
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet