Si të rinovoni sallonin e shtëpisë me disa lëvizje të lehta dhe low cost
 
Shperndaje
ikub#: 1702250004
Ndonjëherë për te ndryshuar look ne një ambient mjafton me te vërtet pak. Me pak fantazi dhe krijimtari mund te transformoni sallonin tuaj pa shpenzuar shume.
Ndonjëherë për te ndryshuar look ne një ambient mjafton me te vërtet pak. Me pak fantazi dhe krijimtari mund te transformoni sallonin tuaj pa shpenzuar shume. Jastëk, perde, fotografi, ndonjë krijim te bere vet ja disa ide nga te cilat mund te merrni frymëzim për te arreduar një sallon ne mënyrë origjinale.
 
1. Te arredoni me bime dhe lule
Një ide e thjeshte dhe shpejt për te rinovuar sallonin e shtëpisë me pak lëvizje? Një lule e bukur ne një vazo me ngjyra, një vazo e varur qe mban një bime jeshile, një kompozim lulesh mbi tavoline. Lulet dhe bimët do te ndezin atmosferën me një pamje green qe nuk ju lodh kurrë.
 
2. Jastëk te rinj për divanin
Nëse dëshironi ti jepni një pamje tërësisht te re sallonit ndryshoni jastëkët e divanit duke zgjedhur materiale te ndryshme dhe forma. Merrni frymëzim nga ngjyrat e natyrës apo nga gjendja juaj shpirtërore pa pasur frike te guxoni. Lule, vija etj harmonizoni pëlhurat ne ambientin e shtëpisë tuaj.
 
3. Llamba e tokës
Një llambe e bukur toke do te krijoje një atmosfere te ngrohte dhe mikpritëse ne sallonin tuaj. Ato te harkuara janë me skenografike dhe ne tendence. Ne treg mund te gjeni një pafundësi modelesh, për te gjitha shijet dhe xhepat.
 
4. Ndryshoni perdet
Perdet janë sfond për sallonin duke përforcuar kështu stilin e dhomës. Gjate sezonit te ngrohte synoni për perde me pëlhura te freskëta dhe te lehta ndërsa ne dimër preferoni ato me te trasha.
 
5. Rafte te bëra nga ju
Realizoni rafte për sallonin me materiale riciklimi, dhe salloni juaj do te jete unik dhe shume personal.
 
6. Një look i ri për librarinë
Nëse ne sallonin e shtëpisë keni një librari te vjetër do tu mjaftoje te ndryshoni pozicionin objekteve dhe librave për ti dhënë një pamje te re. Shtoni ndonjë kornize, një fotografi familje për ta personalizuar.
 
7. Piktura dhe fotografi ne mure
Si te rinovoni sallonin? Zbukuroni muret me fotografi, piktura, korniza, trofe dhe çdo gjë tjetër qe mendoni. Një galeri e vërtet imazhesh do ta bej ambientin origjinal dhe disi ekstravagant.
 
8. Vazo dekorative
Vazot dekorative për ambientin e brendshëm janë perfekte për te rinovuar sallonin e shtëpisë dhe te nxirrni ne pah cepat bosh. Lërini ashtu siç janë ose nëse preferoni mund ti dekoroni me disa dege apo lule me ngjyra.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: RINOVIMI SALLON SHTEPI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved